Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Shoqëria jonë ka nevojë të çlirohet nga sëmundja e tifozërisë politike
E enjte, 26.03.2020, 02:42 PM
Ndue Ukaj:
Populizmi
politik është sëmundje e rrezikshme. Këtë leksion na dëfton historia.
Kurse
shoqëritë që bien në këso kurthe, pësojnë shumë dhe lëngojnë gjatë.
Aty
vërshojnë demagogë dhe profetë të rremë.
Kosova
nuk ka nevojë për politikanë populistë dhe udhëheqës kryeneçë, që ëndërrojnë
revulucione të gjata dhe të tillë që aleatët i trajtojnë me përbuzje.
Në
anën tjetër është shumë e dhimshme të shihësh si janë katandisë ushtritë
internetit në tifozëri politike.
Njerëz
- shoqëria jonë ka nevojë të çlirohet nga sëmundja e tifozërisë politike.
Po
s'e bëmë një hap të tillë, porta për të hyrë në fazën e emancipimit politik,
mbeten të mbyllura, kurse ne, një ditë, të gjithë mund të zgjohemi duke ecur në
një drejtim.