Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Një plagë e re në historinë tonë të re
E premte, 13.03.2020, 08:05 PM
Ndue Ukaj:
Taksa
një ditë do të hiqet, dialogu dhe një marrëveshje politike mes Kosovës dhe
Serbisë do të marrin një epilog, jo pse duam ne, por pse na detyrojnë tjerët,
por fjalët e këqija kundër aleatëve tanë nuk do të harrohen.
Dhe
kjo do të jetë një plagë e re në historinë tonë të re.
Në
Kosovë po frynë një erë e keqe neokomuniste dhe kjo erë, shumë lehtë mund të
shndërrohet në furtunë dhe pasojat mund të jenë fatale.
Për
mua, ky është dëmi më i madh që po i bëhet vendit dhe brezave që do të vijnë.
Sepse,
po iu lëmë një faqe të ligë të historisë, prej të cilës do të turpërohen.
-
Duke u treguar mosmirënjohës, me ata që na kanë dhënë çdo gjë.
-
Duke i përbuzë ata që na dhanë liri, dinjitet e shtet.
-
Duke u bërë kryeneçë me ata që rrezikuan sistemin ndërkombëtar për të na
nxjerrë nga robëria e balta.
Duke
e parë si gjykon një pjesë e shqiptarëve lidhur me raportet tona me perëndimin,
e kupton mirë se ata s’i ka lëshuar kllapia komuniste, prandaj gjykimet dhe
vlerësimet e tyre për vlerat e demokracisë perëndimore i kanë utopike dhe
histerike.
Dihet,
kjo mendësi është ushqyer gjatë dhe me mjeshtri nga krejt instrumentet
ideologjike të komunizmit.
Toka
jonë, për shkak të trashëgimisë dhe mentalitet është pëlleshme për anomali e
primitivizma, prandaj ata që po e mbjellin bimën e urrejtës antiperëndimore, me
gulçima e propagandë, po bëjnë një dëm të madh dhe historik.
Dhe
njëkohësisht, po rrezikojnë të hapen portat për një Kosovë larg orbitës së
perëndimit, që domethënë një Kosovë pa liri perëndimore. Kjo çon rrugë despotia
lindore.
Kosova
mund të ekzistojë pa secilin president, kryeministër dhe pa shumë të tjerë që
kukurisin andej e këndej, por liria dhe ekzistenca politike e saj është e
lidhur organikisht me perëndimin - Amerikën dhe Europën.
Pra.
Kosova rrezikon gjithçka, nëse lejon që të legjitimohet gjuha poshtëruese ndaj
aleatëve. Një shtet që bën gabime të tilla, ai vendos vetëvrasjen e vet.