E enjte, 12.12.2024, 11:22 PM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Shoqëria jonë është ushqyer me mentalitet joperëndimor

E shtune, 28.03.2020, 11:35 AM


Ndue Ukaj:

Shoqëria jonë është ushqyer me shekuj me mentalitet joperëndimor. Njëherë e ka ushqyer otomanizmi e pastaj komunizmi, prej të cilave mendësi ende nuk jemi çliruar plotësisht.

Që ta dini, në Shqipërinë e Enver Hoxhës shkruheshin libra, ku u tregohej popullit se kush ishin armiqtë më të mëdhenj të Shqipërisë e të shqiptarëve, dhe në to gëlonte urrejta kundër perëndimit dhe lartësohej blloku oriental.

Pra, toka jonë, për shkak të trashëgimisë dhe mentalitetit osman e komunist, ka kriza serioze identitare, ndaj është e gatshme për anomali të llojllojshme. Prandaj, ata që po e mbjellin bimën e urrejtës antiperëndimore, me gulçima e propagandë, bëjnë dëm të madh dhe historik.

Dhe njëkohësisht, rrezikojnë të hapen portat për një Kosovë larg orbitës së perëndimit, që domethënë, për një Kosovë pa liri perëndimore. Kjo rrugë çon kah despotia lindore.

Kosova mund të ekzistojë dhe do të ekzistojë pa secilin president, kryeministër dhe pa shumë të tjerë që kukurisin andej e këndej, por liria dhe ekzistenca politike e saj, është e lidhur organikisht me perëndimin - Amerikën dhe Europën, të tilla çfarë janë.

Prandaj, deduksionet e mjera antiperëdimore, duhet t' i hedhim në koshin e plehrave, derisa nuk janë kthyer në furtunë kundër nesh.

Ndryshe, ata që duan largimin tonë prej perëndimit janë shumë dhe një propagandë të tillë të gërditshme, do ta shfrytëzojmë mjaft mirë, dhe ne, një ditë, mund të zgjohemi duke udhëtuar në një tren tjetër.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora