Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Çfarë pushteti kërkon VV-ja?
E shtune, 23.01.2021, 09:06 PM
Çfarë pushteti kërkon VV-ja?
Nga
Ndue Ukaj
Nga
parullat me karakter revolucionar, të cilat i dëgjojmë përditë e zhurmshëm,
VV-ja tashmë ka kaluar në një stad tjetër të rrezikshëm, duke kërcënuar hapur
institucionet e pavarura të shtetit dhe kjo përbën një shqetësim tejet serioz
për të ardhmen demokratike të vendit tonë.
Sulmet
ndaj kryetares së KQZ-së Valdete Daka, janë shenja të hapura që tregojnë qartë
se Lëvizja Vetëvendosje nuk po kërkon pushtet politik për ta çuar përpara një
vizion politik, sepse një të tillë nuk e ka, por po kërkon dhe dëshiron
revolucion të gjatë e ideologjik.
Gjuha
e VV- së dhe e epigonëve të saj, ma kujton George Orwellin. Ai thoshte se
synimi i parë i çdo revolucioni është gjuha, që synon të vendosë fuqinë aty ku
duhet të jetë drejtësia.
Një
tendencë të tillë po e tregon hapur VV- ja, duke tentuar që të vërtetat e saj
me arrogancë t' i paraqes si dogma religjioze dhe ato të vendosen aty ku duhet
të jetë drejtësia. Kjo gjuhë është e rrezikshme dhe nuk është vlerë e shoqërive
demokratike perëndimore.
Prandaj,
përballë kësaj furtune ideologjike, shoqëria jonë nuk duhet të shurdhohet e as
të verbohet, sepse nesër mund të bëhet vonë.
_________
"Dashnia
nuk vendoset me dhunë" - thotë Át Zef Pllumi në kujtimet e tij monumentale
që përbëjnë shkollën më të mirë kundër totalitarizmit dhe urrejtjes politike.
Dihet,
si Pllumi nuk mendonin stalinistët shqiptarë që bënë spektakle në emër të
drejtësisë dhe vendosen të vërtetat ideologjike aty ku duhej të ishte
drejtësia.
Në
të vërtetë, ata që e vendosen "dashninë" me dhunë dhe atë në emër të
çlirimit, popullit, vitit zero, luftës së klasave, Shqipërisë i sollen tmerre,
shëmti, vrasje e mërzi pafund.
Ky
vend edhe sot vuan nga pasojat që la
prapa urrejtja ideologjike.
Mendimet
e vlefshme si ato të Pllumit duhet të shërbejnë si ilaç për t' i kuruar të
ligat tona të sotme, shpirtngushtësinë dhe urrejtjen e madhe që mbretëron mes
nesh, si një mjegull e tmerrshme që ka errësuar mendjen dhe ka vërbuar sytë
tanë.
_________
Liri
perëndimore apo despoti orjentale?
Kjo
është dilema shekullore e kombit tonë dhe një nga arsyet pse kemi mbetë kombi
më i varfër dhe me i izoluar në kontinent. Sepse nuk jemi ushqyer me liri
perëndimore, prandaj kemi ra shpesherë nën kthetrat e despotisë lindore.
Sikur
shqiptarët e sotëm të vërtetat t'i kërkonin nëpër libra dhe me analiza serioze,
ky libër do t' iu shërbente fort për t' i qartësuar shumë dilema dhe për të
ndriçuar mendjen, që me mujtë pastaj me gjetë rrugën kah e ardhmja.