Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Që historia të mos përsëritet
E shtune, 06.02.2021, 10:12 AM
Ndue Ukaj:
Që
historia të mos përsëritet, duhet të këshillohemi vazhdimisht prej mësimeve që
na ofron ajo. Dhe ajo, përmes shumë shembujve na tregon se kurrë s'duhet të
joshemi nga politikanë delirantë e nga parulla të rrezikshme të llojit krejt
dhe drejt.
Sepse
parullat kërkojnë liri të pakufishmë për parti e ideologji, rrjedhimisht liri
të kufizuar për indvidin dhe dinjitetin e tij.
Për
shembull, ne sot duhet ta kujtojmë se, përgjatë historisë, secila shoqëri që ka
kërkuar shpëtimtar politik, ka gabuar rënd, siç kanë gabuar në shekullin e
kaluar popujt e jashtëzakonshëm e me traditë në dije e kulturë, gjermanët dhe
italianët.
Prandaj,
Fail Konica i ditur qëmoti i këshillonte shqiptarët e mjerë të shëroheshin nga
dashuria për individin, sepse vetëm kështu e ndihmonin Shqipërinë dhe i
kontribuonin asaj.
Çuditërisht,
pas një shekulli, në Kosovë, janë bërë bashkë politikanë demagogë, me ca
gazetarë e media shërbyse, për t’i mësuar e këshilluar shqiptarët që ta
krijojnë kultin e individit dhe ta presin atë si shpëtimtar, me lule e lavde
pafund. Ky është kurth. Sepse, historia mëson se ky kult sjell veç mjerim e
vyshkje të jetës.
Përballë
kësaj propagande të tërbuar - siç na këshillon shkrimtari gjenial, Gabriel
Garcia Marquez - duhet të tregohemi të urtë dhe t' ju themi: "s'jemi më
kalamaj që të presim Mesian politik."
_________
Shtetit
i Kosovës mund të rritet dhe të konsolidohet së bashku me miq dhe kurrsesi me
gënjeshtra, demagogji e intriga, çfarë predikojnë Albin Kurti e soji i
politikanëve delirantë si ai.
Akti
i nënshkrimit të marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike
ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, është dëshmi e fortë se politika negative e
Albin Kurtit dhe e militantëve të tij të tërbuara s' çon askund.
Po
ashtu, akti i sotëm madhor është dëshmi se me politika të urta dhe pozitive të
LDK- së, së bashku me miq - veçmas Shtëpinë e Bardhë - Kosova mund të realizojë të gjitha aspiratat
e mëtutjeshme.