Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Aty ku turma përcakton standarde politike e estetike
E marte, 30.03.2021, 08:49 PM
Ndue Ukaj:
Nëse
gjithçka i nënshtrohet kriterit të rreptë masave, kjo domethënë se mostra e
jonë e të gjykuarit politik dhe rrjedhimisht estetik e kulturor është
skajshmerisht e mjerë.
Masa
të dielën të pret me lule, të premten të gozhdon në kryq. Historia njerëzore
është e mbushur përplot shembuj të tillë!
Masa
mat e çmat me standardin e saj dhe ajo parimet e perimet vështirë se mund t' i
dallojë.
Në
mjedise shoqërore, ku masa përcakton shijet e standardet, aty s' ka vepra
publike të dobishme dhe gjithçka duket rri pezull, jeta shpirtërore dhe
estetike vyshken, kurse shtohet hovshëm nevoja për jetën e barkut dhe ma së
shumti gëlojnë persona karrikaturalë që përhapin zhurmshëm duhmën e keqe të
shijes së turmës. Kjo duhmë shfaqet më së ashpëri në politikë!
Me
një fjalë, aty ku turma përcakton standarde politike e estetike, aty gjërat
kanë marrë kahe dramatike e shpresa për ditë më të mira ka emigruar diku larg!
Të
mençurit kanë thëne se "opinioni i dhjetë mijë njerëzve nuk ka vlerë nëse
asnjë prej tyre nuk di gjë për temën" (Marcus Aurelius), por kjo duket s'
vlen për ne, dhe në ambientin tonë populist, ku të ashtuquajturit të mençur, iu
nënshtrohen kriterit të turmave, vlerësojnë sipas këtij kriteri dhe ndërtojnë
profil publik duke u bazuar te ky kriter.