Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Shqiptarët - të kequshqyer me politikë - vjellin mërzi e trishtim
E enjte, 25.02.2021, 10:12 PM
Shqiptarët - të kequshqyer me politikë - vjellin përditë mërzi e trishtim
Nga
Ndue Ukaj
Atyre
u pelqen politika - thoshte Ernest Koliqi- "jo aqë ajo qi me ânë të nji
përpjekjeje vepruese ka qellim ndertues, por ajo qi shfren në bisedime tue
ndejë në kafehâne ase rreth nji tryeze shtrue me pije e meze...Mbush e
derdh...Vizatò e shlyej situata...Naltësò e zbrit persona, grupe, shtete,
kontinente. Fundi?"
Fundi,
Koliqi do të trishtohej po t' i shihte pas shumë dekadash shqiptarët e
katandisur në mjerim të thellë politik.
Ata vazhdojnë të flasin të çoroditur e përçartë për politikë...Si para
një shekulli.
Njerëz,
mos u kequshqeni me politikë, sepse ky ushqim i keq bën zarar dhe është tepër i
rrezikshëm për shëndetin e popullit tonë.
Ne
edhe ashtu jemi shumë shëndetlig në punë të politikës, me dije të paktë, me
trashëgimi të varfër dhe të keqe: osmane e komuniste.
__________
Harta e Lajçak-ut vis- à
vis hartës së injorancës sonë
Hartë
më të rrezikshme për Kosovën se harta injorancës, që po rritet frikshëm dhe po
rrezikon të ngulfatë çdo fushë të jetës, nuk ka.
Kjo
hartë ka kapluar po thuajse çdo fushë publike, prandaj në vend të yryshit
kundër Lajçak- ut, le të provojmë t' i zvogëlojmë njëherë hartat e rrezikshme
të injorancës e arrogancës brenda nesh.
Sepse,
këto harta na kanë verbuar mendjen dhe nuk dimë as çka duam e as kah duam të
shkojmë.
Jemi
në një mjegull të tmerrshme mendore dhe përditë e më shumë po e zhbëjmë Kosovën
e Ibrahin Rugovës dhe idealistëve tjerë nga zemra e perëndimit, duke treguar sa
shpirtngushtë e bukëshkalë që jemi.
Ne
e kemi prishë tregimin për shtetin tonë, me arrogancë e injorancë dhe tash duam
të gjejmë alibi primitive për t' i justifikuar paudhësitë tona.
Injorantë
të dreqit, do të klithte Frederik Rreshpja.