Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Marshi i marrinave!
E shtune, 15.05.2021, 08:12 PM
Ndue Ukaj:
Marshi
i marrinave për gjoja solidarititet me popullin palestinez në të vërtetë tregon
sasinë e energjisë anti perëndimore që është mbjellë mes nesh prej kur ka ra murtaja
komuniste.
Kjo
murtajë ka deformuar qenien shqiptare edhe ashtu me plagë të thella dhe vazhon
të jetë mes nesh e retushuar dhe e mbështjellë me do etiketa të reja, politike,
kulturore e civile.
Për
fat të mirë duhet thënë se kjo sasi - as dje dhe as sot - s' ka mundë të bëhet
përcaktuese e shenjuese e zhvillimeve kombëtare, por vazhdon jetë një energji
destruktive që pengon përparimin e kombit dhe dëshiron ta këputë atë nga liria
perëndimore për ta lidhë në litarinë e despotisë lindore. Kjo agjendë natyrshëm
i mban të gjalla synimet e Rusisë e Serbisë kundrejt nesh, prandaj fryhet si
zjarr përvlues në secilën stinë.
Shqiptarët
që kanë kujtesë e dinë mirë se ky lloj solidariteti është pasojë e kequshimit
ideologjik, e një propagande të gjatë komuniste që është predikuar nga sistemi
i kaluar dhe s'ka të bëjë asgjë me gjoja konceptin për mbrojtjën e të drejtave
të njeriut. Fundja, Palestina vazhdon të
jetë një nga kundërshtarët më të ashpër të vendit tonë dhe të fyej keq
dinjitetin e shtetit tonë, kurse populli izrael një nga përkrahësit më të
mëdhenj e më të rëndësishëm.
Në
një rrafsh tjetër ky solidaritet duket se është shprehje e do farë sentimentesh
fetare, por që edhe në këtë rast del të jetë solidaritet i pasinqertë. Sepse
kur bëhet fjalë ta zëmë për kurdët e të njëjtit besim
"solidarizuesit" e Prishtinës bëhen të shurdhër e të pagojë.
Prandaj
marshet e tilla janë marshe marrinash.
Shqiptarët
që nuk solidarizohen thuajase në asnjë temë të brendshme e duan t'ia nxjerrin
sytë tjetrit ndërkaq tregojnë zell të çuditshëm për t' u marrë me tema
universale e për t' i rregulluar punët e botës. Këtë janë marrëzi proletare!
Kjo
mendësi e rrezikshme donkishoteske pasqyron
një krizë të thellë identitare dhe një rrëmujë shpirtërore që s' na lë
të qetë të kujdesim për kopshtin tonë, pra ta mbjellim atë, siç këshollonte i
mençuri Volter, por kujdesemi për kopshtet tjera.
Kopshti
ynë ka shumë punë dhe puntorë ka pak!