Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Ta kujtojmë sot Nënën e dashurisë
E diele, 05.09.2021, 06:43 PM
Ta kujtojmë sot Nënën e dashurisë
Nga
Ndue Ukaj
Sot
është dita e Nënës Tereze - Gonxhës shqiptare - gruas së imtë e me zemër të
madhe, që përgjatë jetës së saj tokësore ndërtoi një perandori të pafund të
dashurisë për njeriun.
Prandaj
ta kujtojmë veprën e saj madhështore në shërbim të njerëzimit dhe tesatamentin
e dashurisë sublime që la trashëgimi.
Aj
në faqet e historisë së njerëzimit gdhendi me shkronja të arta emrin shqiptar
duke treguar me vepra paqe dhe dashurie se drita përherë e mund errësirën,
ashtu siç e mira e mund të keqen.
Ajo
e ka kuruar të keqen vetëm me dashuri dhe dhembshuri, ndaj sot është
personaliteti më shembullore i kohës sonë, nënë dhe shenjte e dashurisë dhe
humanizmit.
Gonxhja
jonë është lule e bukur në kopshtin tonë kombëtar dhe shtylla ma fisnike e ma
sublime e identitetit tonë kombëtar.
Shkolla
e saj është dritëdhënëse dhe një trashëgimi e pasur dashurie që ka kapacitete
të pafund për t' i kuruar plagët e njerëzimit. Ndaj, neve, si pakkujt na takon
të bëhemi nxënës të kësaj shkolle, për të mirën tonë dhe të njerëzimit.
Këshillat
e saj të thjeshta, por shumë domethënëse janë thesare ushqyese për zemrën e
mendjen njeriut, çdo herë dhe në çdo kohë, sepse burojnë nga një zemër e madhe,
që pati vend për të gjitha dhimbjet dhe gëzimet e botës.
Ja
një nga to:
“Mos
më thuaj se në botë ka luftë. Mos
më
thuaj se njerëzit veniten nga
uria.
Mos më thuaj
se
njerëzit vriten nga urrejtja. Mos
më
thuaj se njerëzit gërgasin
dhe
përndjekin njëri-tjetrin, por vetëm më thuaj: Ç’bën ti?“
E
në këtë ditë dua ta kthej në vemendjen tuaj atë që thoshte Ibrahim Rugova për
nanën tonë:
"Populli
i Kosovës dhe i gjithë populli shqiptar, sot është krenar para botës me Nënën
Tereze, me Nënën e vet. Nëna Tereze është engjëll i rojës për Kosovën dhe për
popullin shqiptar."