Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Ambasadori turk në Shkodër poshtëroi shqiptarët
E merkure, 15.12.2021, 09:20 PM
Ndue Ukaj:
Ambasadori
turk në Shkodër poshtëroi shqiptarët, prandaj reagimet do të duhej të ishin më
të ashpra dhe më të shumta.
Sepse,
përditësimi i këtyre marrinave të politikës zyrtare turke, të dëgjuara shpesh
karshi historisë shqiptare, përveç se duhet kuptuar si deklarata qëllimkëqija,
ato përbëjnë agresion karshi historisë dhe në të njëjtën kohë tregojnë
shpirtngushtësinë e shtetit turke karshi nesh, por edhe dioptrinë e shëmtuar
përmes të cilës na këqyrin.
Shqiptarët,
ata të politikës dhe të kulturës e kanë për detyrë morale që në këso rrethana
ta përdorin kompasin moral dhe të mbrojnë ekzistencën e tyre historike, sepse
kështu tregohen vigjilentë përballë të ardhmes dhe mbrojnë nderin e së
kaluarës, pa të cilën s’ka sesi të ketë të tashme e as të ardhme.
Ne,
turqve në këso raste përherë duhet t' iu kujtojmë se në ç' mjerim na kanë
katandisë përgjatë atyre shekujve të sundimit, dhe duhet t' iu themi atë që
thoshte i mençuri Faik Konica se prapambetura shqiptare para së gjithash është
pasojë e sundimit osman.
Po
ashtu, ne duhet të këndellemi dhe ta kuptojmë njëherë mirë e mirë se me dilema
e me kriza të thella identitare s' mund të ecim me siguri kah e nesërmja, sepse
lëkundemi e shkundemi, dhe fatkeqësisht askush s' na merr seriozisht. E as
turqit.
Duke
u shpërfytyruar, të gjithë duhan të na përdorin, sepse bëhemi të përdorshëm.
Shqiptarët,
edhe po të duan t' i përqafojnë këto marrina, e kanë të vështirë, meqë ata i
përgënjeshtron historia e kulturës shqiptare, e cila, pa fajin tyre, që nga
shekulli i Kryezotit tonë e deri me sot është zhvilluar në kundërshtim të
ashpër me sundimin turk që zgjati pesë shekuj dhe shqiptarët i la në mjerim të
thellë.