Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Një flakaresh fort i ashpër ndaj mendësisë së izolimit
E diele, 16.01.2022, 06:03 PM
Ndue Ukaj:
Letra
e sekretarit amerikan Antony Blinkeni që iu dërgua Kryeministrit tonë është një
flakaresh fort i ashpër ndaj mendësisë së izolimit që po ndjekin institucionet
tona.
Institucionet
tona vërtet janë në një mjegull të tmerrshëm politike e mendore dhe s' kanë
kurrfarë busulle për dalje.
Ato
mbase mund ta dinë çka s' duan por kurrë s' kanë treguar çka duan.
Letra
e Blinkenit vërtet duhet të lexohet qartë, me sy të hapur e jo të kllapitur,
pikë së pari nga udhëheqës mendjeshkretë që sillen si donkishotë që duan t' i
ndreqin mbrapshtitë e botës në lojërat politike globale.
Kurse
sot - hendeku mes Kosovës dhe Amerikës e vendeve kryesore perëndimore - u
thellua.
Të
besosh se po i shërben Kosovës dhe të ardhmes së saj duke krijuar raporte
negative me Amerikën e me vendet tjera perëndimore vërtet është anomali e
pastër politike dhe një mendësi fataliste.
Duhet
ta themi qartë dhe me zë të lartë: duke i përbuzë aleatët tanë, ne përbuzim
historinë tonë të re dhe vendosim vetëshkatërrimin.
Dhe
kambanat për këtë nuk bien për ata që kanë veshë, ato bien për ne dhe bien
furishëm e pandërprerë.
Amerika
sot komunikon me letra me udhëheqësit tanë dhe këta që një vit kukurisin e s'
janë të zotët të realizojnë një takim në Shtëpinë e Bardhë që për ne është e
bardhë e zemërbardhë.
Prandaj,
s' ka goditje ma të madhe për vendin tonë se sa mbyllja e dyerve të Shtëpisë së
Bardhë, të atyre dyerve që i hapi me shumë mençuri, mendjendrituri Rugova.
__________
Ta
kujtojmë Ernest Koliqin dhe mësimet e tij shembullore që të mos ecim të verbum
"në nji tymnajë thânethashash pa krye e pa bisht, ku çdo Shqiptar krijon
nji Shqipní mbas qejfit të vet, qi s’ka kurrnji lidhje me botën reale. E
kënaqet sepse në kët Shqipni, sendërgjue prej fantazís s’ethun, ai e njeh veten
te parë, âsht vetë Alì e vetë Kadì, mposhtë me mend ata qi i bâjnë hije dhe
zgjâhet tue andrrue (në kllapí madhështore) nderime e shpërblime qi nuk
barasohen kurrsesì me vleftën e tij morale e intelektuale."
Të
mësojmë nga vepra e pasun e Koliqit
“...se
sidomos kultura asht arma ma e përshtatun për t’ia thye hovin shkulmit të
parimeve shkombëtarizuese që mërzisin e molisin popullin e Shqipnis së mjerë.”
Ernest
Koliqi
(20
maj 1903 – 15 janar 1975):
Shkodra
në mbrâmje
Sa
âmbël n’mbramje shqimet drita e diellit,
që
bie kadalkadalë andej kah Ana
e
Malit, tue lanë mbrapa ngjyra t’tâna,
zambakë
ar, vjollca e fletza drandofillit.
E
n’at zjarrm lulesh, ndez ndër skaje t’qiellit
Vizaton
Rozafati gurt vigâna,
E
nëpër hyjt që kallen n’qiellt e gjana
Del
si vetull hyjneshe hâna e prillit.
Prej
Maranajt zbret nata (nga erdh’ dita)
për
me fikë ngjyrat që pat falun drita,
e
Shkodra n’hije pak nga pak, qe, hûmë.
Minaret
përmbi të, t’bardha n’ajrí,
sogje
qiellore duken, që e ruejn’ n’gjumë,
kur
flên nën hyj që ia mblojn’ qiellt unjí.