Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Shqiptarët janë të kequshqyer me politikë
E merkure, 22.12.2021, 06:55 PM
Ndue Ukaj:
Shqiptarët
janë të kequshqyer me politikë, prandaj vjellin përditë mërzi dhe trishtim.
Atyre
u pelqen politika - thoshte Ernest Koliqi - "jo aqë ajo qi me ânë të nji
përpjekjeje vepruese ka qellim ndertues, por ajo qi shfren në bisedime tue
ndejë në kafehâne ase rreth nji tryeze shtrue me pije e meze...Mbush e
derdh...Vizatò e shlyej situata...Naltësò e zbrit persona, grupe, shtete,
kontinente. Fundi?"
E
Koliqi po t' i shihte sot si flasin e gjykojnë shqiptarët me siguri do të
trishtohej.
Edhe
pas shumë dekadash, ata vazhdojnë të jenë të katandisur në mjerim të thellë
politik, të flasin të çoroditur e krejt përçartë. Si para një shekulli!
Ky
kequshqim politik bën zarar dhe është tepër i rrezikshëm për shëndetin e
popullit tonë.
Ne,
edhe ashtu jemi shumë shëndetlig në punë të politikës, me dije të paktë, me
trashëgimi të varfër, të keqe dhe të fragmentuar.
Pra,
ashtu siç thoshte Koliqi i mençur sot çdo shqiptar krijon një Shqipëri, Kosovë,
Europë, Amerikë simbas qejfit të vet. Dhe kjo është arsyeja pse sillemi si të
dehur dhe s' e dimë ku jemi as kah duam të shkojmë.
Mjerisht,
duket sikur s' e dimë as çka duam.
Ja ç' shkruante Koliqi: