Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Kur President kishim Ibrahim Rugovën
E marte, 24.05.2022, 07:57 PM
Ndue Ukaj:
Imagjinojeni
një kohë kur president kishim Ibrahim Rugovën.
Ai
postulat të punës së tij kishte ndërtimin e një shoqëri demokratike e
tolerante.
Rugova
me urtësi i fashiti dallimet e mëdha, nuk u rrëmbye kurrë nga instinkti i
turmave dhe në çdo deklaratë promovonte veç shpirtin e tolerancës dhe vlerat
demokratike.
Tanimën
duket qartë se i kemi bjerrë mësimet e tij dhe nga shoqëria tolerante e demokratike, po kalojmë në një shoqëri ekstreme dhe jo
tolerante.
Këtë
dikush e quan "koha e ndryshimeve". Nejse, ka ndryshime që sjellin
shkatërrim, arrogancë dhe jotolerancë.
Duke
i parë sjelljet foshnjore të udhëheqësve tanë e duke i parë si janë dëmtuar raportet
me Amerikën, seç m' u kujtua nobelistja e letërisisë Olga Tokarczuk dhe tregimi
Çe Guevara, ku thotë:
"Instinkti
i kopesë në momente historike përforcohet".
Po,
afshi që ngjall instinkti i kopesë në momente historike i vërbon
pushtetkërkuesit dhe iu humb arsyen.
Kosova
s' duhet të shpikë shkollë të re politike, e ka shkollën më të mirë të Europës
Juglindore, të cilën e përfaqëson figura shembullore e Rugovës.
Ai,
gjatë jetës politike e krijuese, ka treguar sa shumë di to dojë dhe jo të
urrejë.
Ai,
gjatë gjithë jetës politike e krijuese ishte i vërtetë me vete e me të tjerët.
Prandaj,
ai pritej me nderim e respekt kudo: në Shtëpi të Bardhë e në të gjitha qendrat
e rëndësihme politike dhe s' bënte ekskursione sharlatane politike.
Këtë
fotografi nuk gënjejnë, janë historia e vërtetë e Kosovës dhe liria e pavarësia
jonë i kanë themelet edhe te këto fotografi.