Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Egërsi e prapambeturi politike
E premte, 17.06.2022, 08:54 PM
Ndue Ukaj:
Kur
Zef Pllumi shkruante se "asht e mjerë ajo shoqni, në të cilën njerëzit e
paditun marrin në dorë gjithçka", ai nuk shkruante vetëm për një grupim
politik e as vetëm për një kohë, por e kishte parasysh një të vërtetetë të
përhershme.
Sot,
fjalët e Pllumit mund të përdoren lirisht për të përshkruar realitetin e trisht
politik në Kosovë, ku ligështia morale e shpirtërore është e pafund, përballë
verbërisë e paditunisë politike të
pafud.
Sot
vendi ynë qeveriset pa parime, pa ide a pa vizion dhe kjo është fatkeqësi
kombëtare.
Kosova
është duke vuajtë pasojat e randa të politikanëve të idhtë, që pos sharjeve,
urrejtës e justifikimeve banale, tash e dy dekada gjë s' i kanë dhënë politikës
e as vendit.
Dhe
kjo është arsyeja pse mes nesh ka kaq shumë idhnim, egërsi e prapambeturi
politike.
Pllumi
flet edhe për trimninë, e cila, simbas tij, duhet të jetë në shërbim të mendjes
dhe shton: “Kjo ke fatkeqsia e madhe e popullit shqiptar, jo vetëm në shekulli
tonë të njzetë, por edhe në shekujt që kaluen. Nuk patëm njerëz të mendjes, por
edhe ata që kjenë nuk i ndigjoi kurrkush, në të kundërtën i mbajtën për të
marrë.”
Kur
e shoh se ku jemi katandisë e si jemi stërkeqë - nga Rugova te këta të sotmit -
shtangem.