E premte, 19.04.2024, 09:30 PM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Të ushqehemi me letërsi

E hene, 04.07.2022, 07:54 PM


Ndue Ukaj:

Nëse s’duam të jemi thjesht zombi, duhet të ngopemi me letërsi – këshillon shkrimtari i madh Mario Vargas Llosa.

Shkrimtari i madh Mario Vargas Llosa, laureat i Çmimit Nobel për Letërsi, autor i shumë veprave mahnitëse letrare, vitin e kaluar ishte pjesëmarrës në Festivalin e Letërsisë në Berlin, ku ka folë për peshën dhe fuqinë e madhe të letërsisë, për mundësitë e pafundme që ka ajo për të na treguar se diçka s' shkon mirë me shoqërinë njerëzore.

Llosa në këtë festival ka thënë se diktaturat janë gjithmonë dyshuese ndaj letërsisë, sepse e dinë që letërsia është një kërcënim për to. Këtë të vërtetë shoqëria njerëzore e ka mësuar dhe e ka përjetuar rënd, me një luftë të ashpër mes artit e totalitarizmit, kurse ne shqiptarët kemi arsye më shumë se shumë popuj të tjerë ta kuptojmë këtë të vërtetë, meqë kemi jetuar nën terror, ku letërsia e arti vërtet janë konsideruar kërcënim për pushtetin dhe regjimet totalitare.

Më tej Llosa thotë se  “nëse ne si qytetarë s'duam të jemi thjesht zombi, qenie që pranojnë gjithçka që imponohet nga lart, ne duhet ta ngopim shoqërinë me letërsi”.

Mendimet e këtij shkrimtari të madh janë tejet të vlefshme për secilën shoqëri, sidomos për tonën, që vazhduan të vuajë pasojat e një ligështie morale e kulturore, ku politika e mbrapshtë i është mbivendosë krejt shoqërisë, duke e shëmtuar e duke e larguar përditë e më shumë prej vlerave estetike e humane.

Shoqëria jonë ka nevojë më shumë se kurrë të ngopet me letërsi, sepse letërsia na mundëson të ëndërrojmë një botë ma të mirë, të zhvillojmë ndjenjat e mosgatishmërisë për t’u nënshtruar e për t’u kthyer në zombi.

Për fat të keq, ne tash e sa kohë kemi zhvilluar një raport tejet negativ me kulturën e letërsinë dhe kjo na ka kthyer në shoqëri shëndetligë dhe impotente.

Ne kemi lejuar që vendin e letërsisë ta zë politika, disa media tallava, dhe atëo na kanë ngopë tej mase me dokrra, mllef, urrejtje, vrazhdësi. Dhe pasojat manifestohen përditë, me dukuri të shëmtuara e helmuese që vërehen në krejt sistemin tonë.

Prandaj, rruga ma e mirë për ta ndihmuar shoqërinë është të mos i kushtojmë vëmendje të përditshme mediokritetit, sepse me vëmendje e ushqejmë; të mos ushqemi me dokrra, ta largojmë politikën nga tryeza e përditshme dhe të fillojmë tryezën tonë shpirtërore ta mbushim me gjëra fisnike, të ushqehemi me letërsi, sepse librat na përmirësojnë shëndetin shpirtëror, na mundësojnë të imagjinojmë një botë ma të mirë dhe na edukojnë të mos nënshtrohemi e të kthehemi në zombi.

1 korrik 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora