Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Qeveria po i bën dëm të pariparueshëm Kosovës
E merkure, 28.09.2022, 07:55 PM
Ndue Ukaj:
Qeveria
e Kosovës duke i shpërfillë e duke i poshtruar kaq keq nxënësit, mësuesit dhe
prindërit, po i bën dëm të pariparueshëm Kosovës.
Ky
poshtrim kaq i hapur ia ka dalë t' i thyej moralisht mijëra nxënës e prindër që
të tmerruar lëshohjnë klithma dëshpërimi për atdhuen e tyre të qeverisur nga
injoranca dhe arroganca.
Mjerisht,
kjo qeveri s'është duke mbjellë tro dashuri për Kosovën dhe si rrjedhojë sot
qindra mijëra nxënës, të rinj e njerëz të mirë të këtij vendi e kanë vetëm një
ëndërr: ta braktisin atdhuen e tyre, ku siç dëgjon përditë tek thonë - kurrë s' do të bëhet mirë.
Jam
shtang këto ditë duke dëgjar këso klithma dëshpërimi.
Duhet
të jesh tepër keqdashës që të shihsh vendin tënd duke u katandisë kaq keq dhe
të mos tregosh tro dhembshurie e solidariteti.
Duhet
të jesh tepër zemërngushtë që të shpërfillësh qindra e mijëra nxënës për teke
joracionale e fiksime tepër primitive politike.
Udhëheqësit
e vendit duhet të jenë zemërbutë e model për të rinj.
Imagjinoheni
çfarë modeli janë këta udhëheqës për
mijera
nxënës të ngujuar në shtëpi, për qindra familje të reja, për krejt një brezni?
Të
poshtrosh kaq shumë një pjesë të popullit tënd, edhe nëse ai ka faj, domethënë
t'i kontribuosh shkatërrimit dhe jo përparimit.
Prandaj
janë dokrra deklaratat e përditshme se Serbia, Rusia, dreqi e i biri janë armiq
të këtij vendi.
Jo,
armiqtë më të mëdhenj jemi vetvetja- si në kohën e Faikut- armiqtë e përparimit
janë ulë kambëkryq mes nesh.