Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Kryeministër që lavdërohet në çdo paraqitje
E shtune, 24.09.2022, 08:55 PM
Ndue Ukaj:
Kryeministër
që lavdërohet në çdo paraqitje publike për rezultate të mëdha, arritje të
jashtëzakonshme e parulla tjera të këtij lloji, ai veç rezultate, vepra të
mëdha dhe të vërteta s'ka. Ai fshihet
prapa propagandës si armë e fuqishme e pushteteve demagogjike.
Kjo
mendësi politike është e njohur: spektaklet dhe propagandën di t'i bëjë ma së
miri.
Pra,
krekosjet janë kulturë e mjerë politike e atyre që justifikohen për punët që s'
i kanë bërë ose që s' dinë t'i bëjnë.
S'ka
vend në Europë ku kryeministrat lavdërohen sa në vendin tonë, kurse e vërteta
është se ne jemi më keq se kudo në kontinent dhe gjasat për këndellje as që
duken në horizont.
Vlerat
politike të një klase politike lidhen me punët e vërteta që ata bëjnë në kohën
reale kur ushtrojnë pushtet dhe jo me dokrra e të kaluara, çfarëdo qofshin ato.
Udhëheqësit
që bëjnë punë të vërteta dhe që janë të vërtetë, nuk bëjnë ekskursione politike
në histori dhe as nuk krekosen për të kaluarën, as për punët e përditshme,
sepse ata e dinë se punët e vërteta e çajnë çdo errësirë informacioni dhe
propagande.
Si
duket mendësia virtuale është rrënjosë aq shumë në mendësinë e qeverisë sonë
dhe ata vlerat politike dhe punët e vërteta i matin me like në rrjetet sociale.
Kjo
logjikë i eksiton turmat dhe tufën e militantëve, të cilat si zakonisht në
histori, të dielën të presin me lule e të premten të gjuajnë me gurë, por
vendit i sjell mjerim.
E
vërteta është se Kosova sot ka qeverinë më të izoluar në kontinent dhe kjo
është skajshmërisht e rrezikshme.
__________
"Para
se të ngrihet për të folur, nuk e ka idenë e asaj që do të thotë. Ndërsa flet,
nuk e ka idenë e asaj që po thotë. Dhe kur ulet, nuk e ka idenë e asaj që ka
thënë " - thoshte Winston Churchill për sojin e deputetit trushkretë që
flet përçart.
Mjerisht,
soji i këtij deputeti te ne është shtuar dhe përbën esencën kësaj qeverie që
flet dhe sillet përçart.
Arsyetimet
e tyre përballë krizës së madhe në vend janë ushtrime retorike bajate.
Kurse
shfajësimet dhe justifkikimet, shumë foshnjore.
Krejt
kjo ngjet meqë këta kanë ardhë në pushtet pa kurrfarë ideje, ideali e vizioni
politik dhe tani s' iu ka mbetë gjë pos arroganca dhe disa parullat boshe, me
çka tentojnë t'i mbushin zbraztitë e shumta.