Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Në Kosovë mbretëron errësira
E enjte, 01.09.2022, 06:57 PM
Ndue Ukaj:
Është
1 shtator.
Në
Kosovë mbretëron errësira. S' ka rrymë dhe s' ka mendime të ndritshme. Ka
mendime të errshme.
S'
fillon mësimi, sepse s' kemi kulturë minimale të bëjmë dialog.
E
lë të pi kafe me një mik timin, por ai s' mund të del.
Pasi
kalojnë disa minuta, më thërret në telefon dhe më thotë:
S'ka
rrymë, një grua është bllokuar në lift, fëmijët qajnë, kanë ardhë zjarrëfiksit.
Tmerrohem.
Është
1 shtator.
Fëmijët
në faqet e tyre të njoma përjetojnë flakareshat e ashpra të arrogancës së
qeverisë.
Për
ta s' hapën dyert e shkollës, sepse qeveria e vendit të tyre krejt çka di është
arroganca. Dhe siç
thoshte
Albert Einstein, e vetmja gjë ma e rrezikshme se injoranca është arroganca.
Dhe
kështu, vendi ynë që dikur kishte ide e ideale të mëdha, po katandisët në terr.
Po, vendi ynë është kthyer në një vend ku s' ka ide as ideale të mëdha.
Mjerisht, s' ka as ide as idale të
vogla. Ka arrogancë dhe terr.
Mjerueshëm,
shoqëria jonë po përjeton një dekadencë të frikshme. Ajo s'po mund të mbjellë
dashuri për njeriun dhe vendin. Ajo po mbjell frikë, arrogancë e terr.
Sepse,
dinjiteti i fëmijëve dhe njerëze të këtij vendi shkilet me dy këmbë dhe ky
realitet më tmerron.
Dhe
sot të gjithë epshorët që duan të bëjnë krahasime bajate, le të trusin, sepse
kurrfarë vlere s' ka të thuhet: dje ishte keq. Kaq keq në Kosovë s'ishte që dy
dekada. Sepse, dikur i besonim ngritjës, sot po shohim teposhtëza të frikshme.
________
Nëse Ministria e Arsimit
mbart fatin tonë, imagjinojeni në çfarë mjerimi jemi ne si vend.
Nëse
Ministria e Financave mbart mirëqenien e vendit tonë, imagjjinojeni në çfarë
deregje është vendi ynë dhe sa thellë është rrënjosë arroganca dhe
autoritarizmi në vendin tonë.
Kam
lexuar diku një akademik francez që ka thënë se "Ministria e Arsimit është
ministri që mbart fatin tonë. Me çfarë duhet të merret me përparësi kombi
përveçse me formimin arsimor?"
Por,
për ne, kjo tingëllon e trishtë, meqë Ministria e Arsimit bartë arrogancë të
pashembullt dhe shquhet për mungesë totale vizioni. Ajo s' di të zhvillojë
dialog me ata që bartin fatin e vendit tonë. Prandaj, kemi kaq shumë anomali
dhe kaq shumë arrogancë.
Një
qeveri që s' është e aftë të bisedojë me pjesën më vitale të shoqërisë,
mësuesit, dhe që sakrifikon fëmijët për epshe politike, ajo qeveri veç e mirë
s'mund të jetë.
________
Duhet
të jesh Don Kishot që të arsyetosh terrin e pafund në Prishtinë, mungesën e
energjisë elektrike me orë të tëra, me deklarata skandaloze të llojit:
"...
Situata është shumë e rëndë, ju po shihni cka po thonë edhe liderët në
Gjermani, Francë e gjithë Evropën.’’, ka deklaruar Kurti, shkruajnë mediat.
Kështu
vetëm një kryeministër s' mund të
flet.
Në fakt, Kosova sot zor e ka të
kuptojë
nëse ka kryeministër a një Don Kishot në krye të vendit.
Është
përpjekje mjerane të krahasosh me të
mëdhenjtë,
ndërkohë që punët dhe veprat e tua i ke tepër modeste saqë duhet mikroskop për
t' i pa.