E premte, 29.03.2024, 11:44 AM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Të gjithë duhet të themi ngapak "për fajin tim..."

E merkure, 30.11.2022, 07:43 PM


Ndue Ukaj:

Përballë këtij krimi barbar që ka ndodhë në QKUK, ku është vra një grua shtatëzënë dhe një foshnje në krahërorin e saj, të gjithë duhet të themi ngapak "për fajin tim..."

Dhe vërtet të pendohemi.

Përballë kësaj barbarie duhet pak fjalë.

Sepse fjalët s' e shprehin trishtimin.

Sot duhet të mendohemi, duke e pyetë veten: sa bëjmë që ta humanizojmë shoqërinë dhe ta zbusim egërsinë mes nesh?

Me fjalë të mëdha e vepra të vogla, barbaria e egërsia nuk ndalen.

Sepse barbarët gjithmonë marshojnë përpara në qëllimet e tyre mizore.

Tash e sa kohë e shohim se si shoqëria jonë i ka bjerrë idealet humane dhe po shtazfikohet, por jemi mjaftuar me shurdhërinë tonë ose reagimet sa për t' u dukë.

Dhe vërtet ne bëjmë pak ose aspak përballë egërsisë që e hasim përditë.

Prandaj, sot duhet t' i themi të vërtetat frikshme: mjedisi ynë etik, kulturor e politik është ndotë tepër shumë dhe po na ngulfatë. Dhe mjerisht, reagojmë shumë, frustrohemi e solidarizohemi pamasë, por shumë pak kujdesemi vërtet për mjedisin tonë, shumë pak e humanizojmë dhe kulivojmë atë me kulturë.

E kultura është i vetmi ilaç përballë barbarisë.

Përsa kohë nuk e ushqejmë shoqërinë me vlera, ajo ushqehet me barbari dhe barbaria kurrë s' do të ndalet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora