| E merkure, 30.11.2022, 08:43 PM |
Ndue Ukaj:
Përballë
këtij krimi barbar që ka ndodhë në QKUK, ku është vra një grua shtatëzënë dhe
një foshnje në krahërorin e saj, të gjithë duhet të themi ngapak "për
fajin tim..."
Dhe
vërtet të pendohemi.
Përballë
kësaj barbarie duhet pak fjalë.
Sepse
fjalët s' e shprehin trishtimin.
Sot
duhet të mendohemi, duke e pyetë veten: sa bëjmë që ta humanizojmë shoqërinë
dhe ta zbusim egërsinë mes nesh?
Me
fjalë të mëdha e vepra të vogla, barbaria e egërsia nuk ndalen.
Sepse
barbarët gjithmonë marshojnë përpara në qëllimet e tyre mizore.
Tash
e sa kohë e shohim se si shoqëria jonë i ka bjerrë idealet humane dhe po
shtazfikohet, por jemi mjaftuar me shurdhërinë tonë ose reagimet sa për t' u
dukë.
Dhe
vërtet ne bëjmë pak ose aspak përballë egërsisë që e hasim përditë.
Prandaj,
sot duhet t' i themi të vërtetat frikshme: mjedisi ynë etik, kulturor e politik
është ndotë tepër shumë dhe po na ngulfatë. Dhe mjerisht, reagojmë shumë,
frustrohemi e solidarizohemi pamasë, por shumë pak kujdesemi vërtet për
mjedisin tonë, shumë pak e humanizojmë dhe kulivojmë atë me kulturë.
E
kultura është i vetmi ilaç përballë barbarisë.
Përsa
kohë nuk e ushqejmë shoqërinë me vlera, ajo ushqehet me barbari dhe barbaria
kurrë s' do të ndalet.