Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Marrina e budallaqe të rrezikshme
E shtune, 27.05.2023, 07:30 PM
Ndue Ukaj:
Secili
politikan që sot thotë se po i mbron interesat e Kosovës duke e kundërshtuar
Amerikën e perëndimin, thotë marrina e budallaqe të rrezikshme, më e keqja e
mashtron keq popullin e vuajtur të këtij vendi dhe rrjedhimisht bën një gabim
të rëndë, një padrejtësi historike e që mund të kthehet në fatalitet.
Sepse,
në një botë të turbullt e të pasigurt, pararojë e interesave tona është Amerika
e perëndimi, aleanca e vendeve të lira dhe kjo e vërtetë s' mund të mbulohet,
për aq sa mund të mbulohet dielli me shoshë. Me perëndimin, në krye me
Amerikën, kemi realizuar çdo gjë e pa të s' mund të bëjmë asgjë, pos të hapim
llogore e gropa të zeza, ku futemi e "mbrohemi" prej imperialzmit dhe
vlerave të demokracisë perëndimore.
Sa
herë në trojet shqiptare s' ka mjaftueshëm vlera
perëndimore,
hapen portat e ferrit, tmerrit dhe izolimit dhe këtë e dimë ne mirë.
Çdo
konfrontim me perëndimin është në funksion të pastër të avancimit të intetrsave
të Serbisë dhe është fort i pashëndetshëm për shëndetin e dobët të Kosovës, për
të cilin kujdeset perëndimi.
Gjuha
e përçartë e Prishtinës zyrtare tash e sa kohë i ka rrezikuar seriozisht
aleancat tona organike me perëndimin.
Gacat
e zjarrit antiperëndimor tani duken të vogla dhe ne duhet ta marrim ujë e t' i
fikim, sepse mund të bëhet zjarr i madh, ku mund të digjemi të gjithë.
Të
rrezikosh raportet e shëndosha me perëndimin domethënë t' i vendosësh kazmet në
themelet e shtetit. Krejt justifikmet e tjera janë dokrra pa tro vlere
politike, pos marrina në funksion të një tallavaje të brendshme politike, prej
së cilës dikush mund të përfitojë pak vëmendje e pushtet, por populli i Kosovës
mbetet më me pak shtet, më me pak zhvillim dhe më me pak siguri.
Historia
më e re Kosovës është e lidhur organikisht me perëndimin dhe këtë të vërtetë
duhet ta themi përditë dhe me zë të lartë. Për më tepër, këtë të vërtetë duhet
ta kemi shujtë të përditshme në tryezën tonë politike.