Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Ta ndalim hovin e vetëshkatërrimit
E shtune, 10.06.2023, 06:38 PM
Ndue Ukaj:
Ta
ndalim hovin e vetëshkatërrimit dhe të
dalim prej kësaj vorbulle të frikshme ku jemi futë, të bëjmë ndonjë pyete të
ndërgjegjshme, psh, cila është cilësia e politikës dhe patriotizmit tonë? dhe
pastaj të shkojmë ngadalë e të këqyremi në pasqyrën e historisë - cilësitë tona
s'do vërehen as me mikrosokop dhe mjerisht breznive të reja do shohim se do
t'iu lëmë tonelata barriera, marrëzi e budallaqe dhe krejt pak hapësirë lirie,
mirëqenie e vlera fisnike.
Sepse,
kur jemi të cilësitë politike e patriotike, breznia e sotme politike e Kosovës
ka defekte dhe mungesa të hatashme.
Në
fakt, cilësia si koncept që synon përpjekjen për gjëra të veçanta, ciësia që e
bënë të dallohet një ide nga një tjetër, kërkesa sublime për përsosmëri, duket
se është abortuar prej nesh dhe kudo ka zënë vend ballor hiporizia, mashtrimi
dhe injoranca e përzier me arrogancë.
Patriotizmi
parsegjthash është dashuri vepruese për njerëzit, është ndjesi solidariteti,
zhvillimi dhe jo zotësi urrejtje e degradimi.
Prandaj,
ju tutkuna, me gjuhë të helmatisur, mos i drejtoni shtizat e urrejtjes kah
Tirana, as kah Amerika e Europa, askush s' na ka faj pse i kemi dhënë krahë
budallakut.
Thjesht,
krahasuar me shterpësinë dhe zymtësinë tonë politike, Tirana politike me gjithë
budallaqet që ka, kur bëhet fjalë për raportet ndërkombëtare, shndrit dhe është
kilometra e kilometra përpara nesh. Madje, edhe për cilësi patriotike, sespe
cilësi e naltë patiotike është të dish ta fusësh Ryanair në tregun tënd.E
patriotizëm s'është zotësia për t'i gërrithë të gjithë të tjetët, për t'u
gërvallë e për të
krijuar
armiq, patriotizëm s'është izolimi i vendit dhe varfërimi i njerëzve.