Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Kosova sot është në udhë pa krye
E hene, 05.06.2023, 06:56 PM
Ndue Ukaj:
Kosova
është duke ecë në një drejtim që s'duhet dhe kjo është kambanë alarmi, është
një thirrje buçitëse në ndërgjegjen e atyre që e duan vërtet vendin e tyre dhe
jo një aksh udhëheqës.
Për
Kosovën janë duke rrahë kambana alarmi dhe si përherë në histori- prej nesh
varet a do t' i dëgjojmë apo jo.
Nëse
lejojmë të legjitimohet dhe të triumfojë ligjërimi antiperëndimor, kjo s' është
vetëm një goditje e zakonshme politike, kjo është një pabesi dhe mund ketë
rrjedhoja fatale.
Prandaj,
nëse s'e ndalim hovin ligjërimit antiperëndimor, për ne hapen portat e ferrit, pastaj s'na bajnë punë marrinat e
ideologëve antiperëdnim, as parullat enveriste, as ato antirambujiste, as
mashtrimet e cekëta qeveritare dhe as kukamat popullore.
Ligjërimi
i neveritshëm për gjoja patriotozëm që po bëhet këto ditë është një farsë e
rrezikshme prapa së cilës fshehet një betejë e pastër ideologjike, dhe si e
tillë veç në intetres të Kosovës s'është: as të sovranitetit e as të
republikës, prandaj në vend që të dëgjohen do tutkuna e mendjekëqij që
përrallsin poshtë e lart, pa tro dije e
pa tro kulture, populli i Kosovës duhet të rikthehet 24 vjet prapa dhe të
mendohet mirë, ku ishte?
Kaq
mjaton për ta kthjellë shikimin dhe për të dalë prej kësaj mjegulle të
tmerrshme mendore.
Kosova
sot është në udhë pa krye, në duar të do epshmëdhenjeve ideologjikë të
pasinqertë me popullin e me aleatët, raporte këto të cilët për ne s' janë luks,
siç s'janë për krejt super shtetet petëndimore, por nevojë ekzistenciale.