Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: A është Kosova ajo që e përshkruan Kurti dhe dishpeujt e tij ideologjikë?
E enjte, 22.06.2023, 06:58 PM
Ndue Ukaj:
Gjuha
është pushteti që kemi dhe mënyra se si shkruajmë e flasim, tregon vërtet kush
jemi dhe çka përfaqësojmë. Në përkim me këtë, Martin Heidegger, shkruan se
gjuha është shtëpia e qenies. Pra, në gjuhë banon njeriu dhe bota e tij
shpirtërore, mendimet dhe dëshirat e tij. Dhe në fakt, niveli i emancipimit të
një njeriu më së miri matet përmes gjuhës .
Cila
është gjuha e kryeministrit të vendit tonë?
Mjerisht,
atë e përshkon fund e krye urrejtja, mënia, mllefi e arroganca.
E
leksiku i tij dominohet prej fjalëve "krim, luftë, grupe kriminale,
korrupsion, pasiguri...." Kjo gjuhë kaq e rënduar dhe kaq e pavërtetë, ka
krijuar një realitet shumë të idhët politik brenda Kosovës dhe përreth saj.
Në
të vërtetë, prej krejt historisë së tij tejet negative politike, mund të gjejmë
fare pak fjali ku ai flet me gjuhë të butë, të menduar e të matur për Kosovën e
djeshme dhe të ardhmen e saj, për miqtë e saj dhe njerëzit që e bënë atë.
A
është Kosova ajo që e përshkruan Kurti dhe dishpeujt e tij ideologjikë?
Me
siguri jo.
Por,
përshkrimet e tij skajshmërisht negative që i ka bërë vendit e njerëzve të tij,
tashmë janë kthyer në pllakë betoni që rri mbi krye dhe s' lë kënd të shohë
përpjetë; shoqëria jonë sot është kthyer
kryengulthi dhe e mërzitur shikon vetëm teposhtë.
Sepse,
këtë mërzi e ka sjellë gjuha e pjerdhur e Kurtit dhe lëvizja e pallavrave
patriotike.
Në
fakt, kur e sheh njeriu me çfarë afshi ai në ciësinë e kryeministrit flet kudo,
për luftë e gjeostrategji botërore, si i jep mend Amerikës e Francës, si flet
për poezi e për filozofi, për flija e për albanalogji, për Platonin e për
Kantin, për feminizmin e për postmodernizmin - pra ai ka dëshirë të jetë
gjithkund - sepse ai s'është askund i vërtetë.
Dhe
tani kur tre vjet qeveri i ka kullotë, ai s' i ka tri punë të mira që t' i
përmend.
Prandaj,
i duhet propaganda dhe armiqtë dhe këtë e ushqen afshëm.
Dhe
për të, armiqtë sa më të fortë, aq ma muskuloz duket përpara turmave pa tru e
militantëve të verbuar.
E
në histori- ku ai e projekton veten -
siç do të thoshte Kafka tashmë ai është një askush që ngjeshet me disa askusha
në një maratonë marrëzie pa krye.
Gjuhëtarët
s'thonë kotë: s' e flasim ne gjuhën, por gjuha na flet ne - ose thënë ndryshe:
Kurti është gjuha që e flet, një gjuhë e cekët, me fraza retorike boshe e pa
përmbajtje, ku gëlon mënia e injoranca dhe ku ka shkarje të hatashme politike e
patriotike.
Vetëm
në një gjë e për një gjë ai është i vërtetë: betejën e tij konstante kundër
perëndimit dhe armiqve të brendshëm.