E hene, 09.12.2024, 07:37 PM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Kurti po e mbron afshëm integritetin e dogmës së tij ideologjike, jo integritetin e vendit tonë

E enjte, 15.06.2023, 06:58 PM


Ndue Ukaj:

Kryeministri Kurti po e mbron afshëm integritetin e dogmës së tij ideologjike, jo integritetin e vendit tonë.

Ai me sjellje tipike marksiste, tashmë i ka dhënë goditje të ashpër vendit tonë - që është i bekuar pse ka forcat e NATO-s mbrojtëse - ëndërr kjo e secilit popull që aspiron liri në Europë e me gjerë.

Retorikës së tij bajate - thellësisht injorante - shpejt do t'i dal boja, sepse ideologjia e tij është e dalë boje, sepse është ideologji përdalë dhe e paketuar në histori si e keqe e njerëzimit.

Sepse, siç thotë politikani më i mençur shqiprar, ai që e nxorri Kosovën nga kthetrat e Serbisë, Ibrahim Rugova "komunizmi nuk i krijoi vend konceptit të kombit, i cili ishte ndjerë si negacion i historisë. Ai ishte i mbështetur mbi një ide fiktive, primitive të barazisë, që e mohon historinë. Shefat si - Tito, Mao, Hoxha, Lenini...-pastaj fabrikuan historinë e vet. Prandaj njëri nga qëllimet e para të komunizmit ishte që të qëllonte intelektualët."

Pra, me një fjalë: Kosova është në vorbullën e kësaj ideologjie, dhe në emër kësaj ideologjie po grithen engjëjt mbrojtës të Kosovës, aleatatët tanë, të cilët tanimë janë të shokuar me arrogancën e pashembullt të institucioneve tona.

___________

Në kulmin e luftës në Kosovë, ne kemi besuar te vlerat e paqes, dialogut dhe demokracisë dhe për arsye të besimit te këto vlera, bota perëndimore e ka përqafuar kauzën tonë.

Në kulmin e luftës, ne e kemi dashtë paqen për vete, e kem dashtë demokracinë për vete dhe dialogut i kemi besuar si porta e vetme për paqe.

Që serbët janë budallenj politikë e egërshan që bëjnë zgjedhje kaotike e idiote, këtë e di bota demokratike. Dhe rrëmbimi i policëve të Kosovës është akt barbar, një barbari që ne e kemi përjetuar gjatë në lëkurën tonë.

Dhe pikërisht për shkak të kësaj egërsie, Serbia është dënuar, duke u bombarduar, sepse zgjedhjet e saj politike ishin të marra e barbare.

Por sot t’i përmbyssh vlerat themelore perëndimore, domethënë të qëndrosh në anën e kundërt të vlerave perëndimore e kjo i bie qartësisht te jesh kundër interesave të shtetit të Kosovës.  

Kosova tani është tejet e trullosur, pa vizione e pa ide politike, në duar të disa mendjekëqijve politikë që s’besojnë në asnjë vlerë politike. Së paku, deri me sot s’kanë dhënë asnjë provë për të treguar se çka dinë e çka duan. Kanë treguar epshëm çka s’dinë e çka s'duan.

Këta udhëheqës kanë treguar sa dinë të urrejnë të tjerët, por kurrë sa dinë të duan vendin.

Patriotizëm, tutkuna, domethënë dashuri për veten, për njerëzit, dashuri vepruese e solidare dhe jo urrejtje për të tjerët.

Me këto standarde kaq të mjera e kaq të cekëta, duke i grithë ata që kanë bërë mrekullinë më të madhe me Kosovën, perëndimin, jemi duke e rrënuar vendin tonë.

Të sulmosh perëndimin, domethënë t’i bësh favore Serbisë, pra të godasësh ashpër vendin tënd.

Injorantë të dreqit, kishte me thanë Frederik Rreshpja.

___________

E kam lexuar këtë këshillën e mëposhtme diku, s'e mbaj mend ku, por më duket fort e qëlluar për ne, sepse i përshkruan mirë turmat tona të eksituara që e ndjekin prijësin i cili as vetë s'e di kah po shkon, i përshkruan ata që tregojnë ndjesi gati sensuale për prijësin, po, më duket fort këshillë e vlefshme sidomos për tutkunat e patriotët primitivë që mjaftohen me gulçe interneti, sharje e gërvallje, pa e ditë as vetë çka po bëjnë e kënd po e ndjekin:

"Një poet rus i epokës sovjetike të pas çmitizimit të Stalinit botoi një poemë për një prijës që po drejtonte turmën në një shtegtim të gjatë në errësirë. Prijësi ecte dhe turmat pas tij shtoheshin. Në një moment të shtegtimit prijësi kthehet dhe pyet njeriun pas tij: “Ku po shkojmë?”. Njeriu pas tij i përgjigjet: “Ne nuk e dimë. Ne thjesht vijmë pas teje.”



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora