E shtune, 27.07.2024, 03:16 AM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Pse perëndimi i besoi Ibrahim Rugovës?

E shtune, 16.09.2023, 07:56 PM


Pse perëndimi i besoi Ibrahim Rugovës?

Nga Ndue Ukaj

Me pak fjalë, krejt është e thjeshtë: ai ishte i vërtetë, besonte në vlerat perëndimore, të cilat i përbrendësoi dhe krijoi filozofi politike që mahniti perëndimin, ishte i sinqertë, kishte një ide e ideal të madh dhe përditë fliste për tolerancë e vlera humane.

Ai kurrë s'tregonte sa e poshtër është Serbia apo kundërshtarët e tij, s'urrente askë, por fliste për shpirtin e tolerancës dhe zgjohej, siç thoshte, me idenë që të bënte diçka të mirë për vendin dhe njerëzit e tij.

Pra, vendi ynë që dikur e latonte mendimin politik, sot ndodhet në një paralizë mendore.

Prandaj, sot, pakkush në botën perëndimore u beson udhëheqësve tanë, sepse, ata s'kanë ide, s'janë të vërtetë e as të sinqertë.

Sepse, shpjegimet tyre për çështje politike, s'janë as të vërteta, as kompetente e as perëndimore, por janë rrjedhojë paranojeve, jokompetencës dhe mendësisë thellësisht joperëndimore.

S'mund të zhvillohet vendi nëse për çdo dështim gjejmë një justifikim, nëse përditë tregojmë sa të këqij janë të tjerët, kurse vetë s'bëjmë asgjë me vlerë.

Çfarë vlera politike përfaqëson vendi ynë sot?

A. Einstein diku ka thënë: më e rrezikshme se injoranca është vetëm arroganca.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora