E hene, 22.07.2024, 03:00 AM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Kosovës i është ndalë rrita

E diele, 30.07.2023, 07:58 PM


Ndue Ukaj:

Kosova tash e sa kohë prodhon vazhdimisht lajme të këqija, sepse udhëhiqet nga mendjekëqij.

Dhe në vazhdën e deformimeve të shumta që i janë shkaktuar rritës së vendit - në fakt Kosovës i është ndalë rrita  - është edhe goditja e sotme, e cila ngjan si episod e një skenari të makthshëm për të shtrirë pushtetin e asaj që quhet liri ideologjike e që është e kundërta e lirisë së njëmend demokratike.

Po, Kosova është futë në vorbullën e një marrëzie politike dhe epshorët ideologjikë, kurrë s' njohin faj e dështim, kurrë s' njohin limite, sepse kurrë s'e shikojnë shëmtinë e tyre në pasqyrë, por shohin vetëm aureolën e fjalëve të mira që u dëftojnë budallenjët që u rrinë pranë dhe i  dehin me lavde.

Vërtet, duhet të zotnosh tepër forcë destruktive që të godadësh vendin tënd kaq brutalisht.

Duhet të kesh tepër forcë rrënimtate që të prishësh urat e bashkimit të shqiptarëve me perëndimin.

Po, duhet të jesh tepër brutal të tentosh të kufizosh lirinë e mediave.

Përballë kësaj force destruktive, secili njeri normal i vendit tonë duhet të turpërohet.

Sepse vendj ynë është duke prodhuar lajme të turpshme.

Prej nga vjen kjo forcë kaq rrënimtar dhe ky tërbim kaq i madh?

Me siguri jo prej dashnisë për vendin e as prej ndonjë shtytje për drejtësi.

Dihet, të gjitha regjimet që sundojnë me epsh autoritar, synimet e tyre i realizojnë duke bërë spektakle në emër të drejtësisë.

Sot, pushteti e realizoi një spektakël të tillë, duke përmbushë atë që thonte George Orwell- të vendosë fuqinë aty ku duhet të jetë drejtësia.

Ama krimet ma të tmerrshme njerëzore përherë janë bërë e bëhen në në emër të epsheve për drejtësi e dofarë dokrrave patriotike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora