Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Kosova është duke u përzhitë në hellin e llumit ideologjik
E enjte, 27.07.2023, 06:56 PM
Ndue Ukaj:
Në
orët e trazuara të historisë, njerëzve u kërkohet të deklamojnë njëlloj
patriotizmi primitiv, të shurdhohen e të verbohen dhe pastaj të tregojnë
besnikëri të pafund ndaj udhëheqësit.
Kosova
është duke u përzhitë në hellin e këtij lloj patriotizmi që është thellësisht
llum ideologjik.
Ky
llum po e stërkeq vendin tonë.
Mjerisht,
në këto orë të trazuara, tundimi me mbrojtë ma të fortin e vendit i marros
turmat, por mua më së shumti në këtë delir më shqetëson fakti kur shoh mes
turmave pa tru njerëz të kulturës e të artit të rreshtuar pas njeriut më të
fuqishëm në vend dhe e mbrojnë atë si të jetë fëmijë, madje brengosën për të më
shumë si për lirinë e njeriut.
Kjo
është tragjedi, sepse njerëzit e kulturës përherë duhet të jenë në anën e njeriut
dhe jo të pushtetit.
Kosova
në këto orë të trazuara po ushqehet me patriotizëm delirant e marrina
ideologjike që fatkeqësisht kanë përndezë një epsh të çudtishëm kundër
perëndimit.
Ky
epsh është rrënimtar dhe kryekëput kundër interesave vitale të Kosovës.
Krejt
frazat tjera për shtet të së drejtës, për gjoja patriotizëm e dokrra tjera,
janë marrina.
Një
ditë, kur të kthjellemi do ta shohim çfarë llumi ka mbetë prapa, por për shumë
punë do të jetë tepër vonë.
Mjerisht,
ne ende s' dimë të themi "për fajin tim", prandaj jemi kaq budallenj
në histori dhe kaq rrënimtar për vete.