E merkure, 24.07.2024, 04:17 AM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Anarki e marrëzi

E merkure, 12.07.2023, 07:55 PM


Ndue Ukaj:

Krimet dhe padrejtësitë më të mëdha në historinë e njerëzimit janë kryer nga bandat ideologjike, të cilat janë të korruptuara, rrënimtare e përçarëse në të gjitha pikëpamjet.

Grupimet e tilla ideologjike janë si sekte të verbuara, shpërndajnë gënjeshtra dhe ato i mbrojnë me afsh.

Ato s’e njohin lirinë politike, por e mbrojnë ethshëm lirinë ideologjike që është e kundërta e lirisë së njëmend.

S’pranojnë kurrë asnjë argument as kur i lë cullak.

Kurse cilësia kryesore e tyre është indiferenca kundrejt të vërtetës.

Ato kurrë s' pendohen dhe s'njohin faj.

Ata kurrë s' thonë: po, kemi gabuar, por gjithmonë i drejtojnë shigjetat e helmatisura drejt tjetërkujt.

Dhe sot në Kosovën e dërmuar, krim ma të madh s' ka se sa të mbjellësh urrejtje kundër perëndimit, kjo është ideologji rrënimtare, sepse, kjo domethënë të mbjellësh urrejtje kundër vetvetes, identitetit tonë kulturore, historisë sonë kulturore, ta çorientosh një popull dhe t'i godasësh themelet e shtetit.

Të thuash me epsh ideologjik se perëndimi është kundër shqiptarëve domethënë të ushqesh propagandën ma dashakeqe historike që është bërë kundër shqiptarëve, po, domethënë ta ushqesh ambicien shekullore të dy llavave të forta, osmane e komuniste, që bën çmos t’i këputnin shqiptarët nga rrjedhat perëndimore.

Kurse broçkullat patriotike të këtyre grupimeve janë gropa të zeza për shoqërinë, gjë të cilën po e dëshmojnë përditë e qartësisht koordinimet e plota të pushtetit të sotëm ideologjik me kriminelët serbë në veri, ndërkohë që përbrenda tyre gëlon urrejtja kundër Shqipërisë, Amerikës e Europës, pa të cilat as s' ka paqe, as mirëqenie, as demokraci, por ka veç anarki e marrëzi.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora