| E shtune, 16.09.2023, 06:56 PM |
Pse perëndimi i besoi Ibrahim Rugovës?
Nga
Ndue Ukaj
Me
pak fjalë, krejt është e thjeshtë: ai ishte i vërtetë, besonte në vlerat
perëndimore, të cilat i përbrendësoi dhe krijoi filozofi politike që mahniti
perëndimin, ishte i sinqertë, kishte një ide e ideal të madh dhe përditë fliste
për tolerancë e vlera humane.
Ai
kurrë s'tregonte sa e poshtër është Serbia apo kundërshtarët e tij, s'urrente
askë, por fliste për shpirtin e tolerancës dhe zgjohej, siç thoshte, me idenë
që të bënte diçka të mirë për vendin dhe njerëzit e tij.
Pra,
vendi ynë që dikur e latonte mendimin politik, sot ndodhet në një paralizë
mendore.
Prandaj,
sot, pakkush në botën perëndimore u beson udhëheqësve tanë, sepse, ata s'kanë
ide, s'janë të vërtetë e as të sinqertë.
Sepse,
shpjegimet tyre për çështje politike, s'janë as të vërteta, as kompetente e as
perëndimore, por janë rrjedhojë paranojeve, jokompetencës dhe mendësisë
thellësisht joperëndimore.
S'mund
të zhvillohet vendi nëse për çdo dështim gjejmë një justifikim, nëse përditë
tregojmë sa të këqij janë të tjerët, kurse vetë s'bëjmë asgjë me vlerë.
Çfarë
vlera politike përfaqëson vendi ynë sot?
A.
Einstein diku ka thënë: më e rrezikshme se injoranca është vetëm arroganca.