Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Fara e tradhtisë
E enjte, 31.08.2023, 07:55 PM
Ndue
Ukaj:
Shekujt
e dominimi të errët dhe përçarës - thonte Ernest Koliqi - kishin mbjellun në
shpirtin e kombit shqiptar farën e tradhtisë që e brente dhe e shkatërronte
ndjenjën mbi origjinën e përbashkët, përkatësisht vëllazërimin.
Me
gjasë kjo farë është problemi ynë më madhor dhe prej tij rrjedhin të gjitha
tjerat.
Është
kjo farë ajo aë po e bren dhe po e shkatërron lidhjen tonë me perëndimin, por
edhe raportet ndërmjet nesh.
Krejt
këto marrinat tona të kohëve të fundit, s'kanë kurgja të bëjnë me vlera
politike e patriotike, por qartësisht janë rredhojë e çarejve të mëdha
kulturore dhe krizave të thella identitare, më qartësisht farës së tradhëtisë
për çka shkruante kthjellët Koliqi.
Pra,
kjo farë tashmë i ka përndezë censorët kundër perëndimit e të cilët po punojnë
pa pra e në shumë fusha.
Nëse
s' kthjellemi, ka rrezik që një ditë kur të zgjohemi prej kësaj letargjie,
gjërat të kenë marrë rrjedhë të pakthyeshme. Për kopetë politike e besa edhe
disa të sferave të tjera natyrsisht kurrë s'bëhet vonë, ato me lehtësi i
ndërrojnë kahet.
_______
Një
shoqëri që ushqehet me deklarata politike e deklaratat politike i kthehen në
parulla e ushqim të përditshëm, ajo shoqëri ka probleme serioze me shëndetin e
vet.
E
në fakt, ka kohë që një pjesë e shoqërisë sonë, burim të vetëm të ushqimit
mendor e shpirtëror i ka deklaratat politike, pas të cilave magjepset, si të
ishin kryevepra arti- kjo pjesë e shoqërisë i gëlltit aq shpejt këto paçavure
sa shpesh u ngelin në fyt.
Njerëz,
prej deklaratave koti s’ka asnjë fryt, ato janë turfullime sa për sy e faqe,
pas të cilave vjen realiteti.
E
realiteti ynë politik është tepër i vështirë.
Sepse
ne udhëhiqemi prej sharlatanëve.
Kosova
është nën sanksione të perëndimit dhe kjo duhet ta tronditë secilin njeri të
këtij vendi - krejt tjerat janë broçkulla.
Efekti
i vetëm i deklaratave është ekzaltimi i disa tutkunëve që mezi presin momente
të tilla sa për me ushtru gurmazin duke e mbrojtë kryeministrin.
Një
kryeministër, cilido qoftë ai, krejt fjalët e botës nuk mund ta mbrojnë nëse ai
prapa vetes s’ka vepra të vërteta e punë të dukshme.
Ky
i yni veç vepra të mira s’ka.
Deklarata
pafund, duke treguar natë e ditë sa të këqij janë tjerët e asnjëherë sa i mirë
është vetë.
Dhe
pastaj, pas çdo dështimi, një justifikim.
Ç’shkollë
mjerane!
_______
Përvetësimi
obsesiv e gati kolektiv i debateve si ky i sotmi për Rita Orën dhe flamurin
serb, tregon vërtet batakun ku është katandisë shoqëria jonë, dhe në një
dimension tjetër, shpërfaq krizën tonë më të rëndë e më serioze, atë identitare - krizën e
njeriut të cilin navigatorët e ndryshëm ia ndërrojnë lehtësisht mendjen dhe e
çojnë kah të duan.
Patriotët
e rremë zakonisht kërkojnë situata të tilla që të dalin në sipërfaqe e të shprazin bataretë e tyre të urrejtjes.
Por
fuqia me urrejtë kundërshtarin e flamurin e tij, kurrë nuk të bën patriot, as
nuk të ndihmon të krijosh vepra të mira për veten e vendin tënd.
Sikur
i gjithë ky obsesion kolektiv të kthehej në dashuri të vërtetë për vendin tonë,
për vlerat tona kulturore, për personalitet me vleftë e veprat përfaqësuese, me
siguri shumë anomali tona do t’i kishim kuruar më shpejtë dhe budallallaku ynë
do të ishte pakësuar.
Kështu
siç po sillemi, veç një gjë e kemi të sigurtë: mbi qiellin tonë po e rrisim
përditë e më shumë përmasën e flamurit të marrëzisë.