Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Sulmi terrorist mbi policinë tonë, është një përpjekje e tmerrshme që të goditet paqja
E marte, 26.09.2023, 06:57 PM
Ndue Ukaj:
Paqja
është vlera më sublime njerëzore dhe sa herë nuk ka paqe, ka tragjedi
njerëzore. Ka humbje dhe shkatërrim.
Vendi
ynë ka përjetuar sa e sa tragjedi, e të cilat i ka shkaktuar Serbia, duke
fabrikuar histori të rreme, në emër të cilave ka kryer krime barbare.
E
Serbia e sotme, nuk është se shkëputë nga kjo mendësi.
Sulmi
terrorist mbi policinë tonë, është një përpjekje e tmerrshme që të goditet
paqja, të cilën e kemi fituar me shumë mund, vuajtje, gjak dhe me përkrahje të
parezervë perëndimore.
Paqen
e kemi fituar, sepse kemi e dashtë, jemi treguar të mençur dhe me mençuri duhet
ta ruajmë.
Është
fakt: vitet e pas 99-tave për Kosovën ishin më të bukurat në historinë e saj
qindravjeçare. Janë vite të rimkëmbjes së përgjithshme.
Krejt
kjo lidhet me faktin se kemi punuar me dashuri për paqen dhe në bashkërendim me
aleatët tanë.
Fakti
se tani është goditë paqja në vendin
tonë, është vrarë një pjesëtar i policisë sonë nga bandat kriminale, është lajm
tepër i rëndë dhe si i tillë duhet ta trondisë secilin njeri.
Kjo
goditje është një këmbanë alarmi që duhet t' na vetëdijesojë për vlerën e madhe
që kanë aleancat, miqtë, pa të cilët zor të ruhet paqja- në fakt, pa ta, në
rrethanat e sotme globale, duket se paqja është e paarritshme.
Sepse,
paqja botërore, deshëm apo jo ne, është e lidhur me cilësinë e aleancave që
zhvillojnë popujt.
Kosova
ka nevojë për paqe më shumë se për gjithçka tjetër dhe paqja është më e
qëndrueshme
e
dhe më arritshme aty ku s'është, nëse i ruajmë aleancat.
Pa
aleanca, krijojmë iluzion dhe rrezikojmë shumë.
Bandat
terroriste serbe iu gëzohen pamasë çaravrshjeve tona të brendshme, intrigave
banale që krijojmë për hesape elektorale dhe sa herë ne i gërrithim miqtë tanë,
ata dalldisen prej gëzimi.
Sa
herë ne i gërrithim miqtë tanë, gërrithim paqen.
Le
të kujtojmë ç'investime të mëdha ka bërë perëndimi për insticuionet e tona të
sigurisë, të cilat, mjerisht i vlerësojmë kaq shumë veç në raste specifike si
ai reagimit super profrsional në Banjskë.
Prandaj,
Kosova nuk goxon të humbë shpresat nga diaogu- sepse dialog është thelbi i
demokracisë dhe përmes tij hapën portat e paqes.