Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Blerja e armëve, një atmosferë fantastike për dalldi
E diele, 14.01.2024, 07:54 PM
Ndue Ukaj:
Kjo
puna e blerjës së armëve dhe e diskursit luftarak, në vetvete përbëjnë një
atmosferë fantastike për dalldi, po, sa për t’i eksituar turmat që ushqejnë
ndjesi gati sensuale për udhëheqësin.
Kjo
atmosferë, po ashtu ushqen një patriotizmin primitiv. Një patriotizmi stinor,
që shfaqet përmes një dashurie deklarative.
Në
fakt, ky lloj patriotizmi është e kundërta e patriotizmit të vyrtytshëm, që e
ushqen dashurinë për vetveten, pa pasë kurrëfarë nevoje për të urrejtë tjetrin.
E
kjo qeveri, tash në pushtet dhe dikur në opozitë, ka treguar afshëm sa forcë ka
për të urrejtë.
Dhe
si përherë në histori, në këso çaste dalldie, instinkti i turmave përjeton
njëlloj eksitimi dhe flet me afsh, ama duhet thënë se këto turma, kurrë nuk e
vizitojnë të vërtetën e as racionalitetin.
Këtë
psuedopatriotizëm, me ngjyra të forta ideologjike, e pëgenjështron krejt
atmosfera jonë politike. Së pari, fakti se në këtë vend pak njerëz dëgjon tek
thonë: 'lumi unë për vendin tim', kurse në të kundërtën, prej mengjesi e deri
në orët e vona të natës, dëgjon gjama e kukama, kundër çdo kujt e çdo gjëje.
Me
siguri, po të ekzistonte një termometër, që mat shkallën e budallallakut tonë
politik, të tufës së grumbulluar në pushtet, shumëkush do të turpërohohej fort.
Njëlloj sikur edhe për tema patriotike.