Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Në një intervistë të vitit 1979, Ibrahim Rugova flet ashpër kundër egocentrizmit në letërsi
E enjte, 18.01.2024, 07:55 PM
Ndue Ukaj:
Në
një intervistë të vitit 1979, Ibrahim Rugova, asokohe, krijues e kritik letrar,
flet ashpër kundër egocentrizmit në letërsi, shkaqet e së cilit, sipas tij,
lidhen me "një elemente sociopatik", kurse “në planin individual, si
element psikopatik, të atyre autorëve që duan dhe që realizmin e vet e shohin
në shembjen e tjetrit. Këtë dukuri e përcjellin mjaft elemente të tjera, si
privatizimi, xhelozia dhe ambiciet e sëmura, karrierizmi, liderizmi letrar e
shoqëror, dëshira për të dominuar e që kryesisht lidhet me impotencën
krijuese.”
Më
tej, duke zhvilluar mendimin e tij për këtë çështje, ai thotë se dukuria e
tillë lulëzon kur krijohet njëfarë indiference e përgjithshme.
Rugova
mendon se kjo çështje, nuk prish shumë punë, "po të mbetet vetëm çështje e
individit krijues, por kur këta marrin poste, i mënjanojnë njerëzit e
talentuar", dhe kjo, sipas tij "është e keqe e
insititucionalizuar."
Duke
zhvilluar mendimin e tij, ai shton:
“Kështu
ky egocentrizëm bëhet tekonokraci shkencore e letrare atje ku krijohet, mësohet
e studiohet letërsia dhe për ta mbajtur veten gjithmonë e kërkon antitalentin,
jopunëtorin, servilin dhe poltronin.”