E enjte, 23.01.2025, 03:02 PM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Është fakteqësi që vendi ynë ka në krye kësi individësh të paaftë

E enjte, 25.07.2024, 06:56 PM


Ndue Ukaj:

Kosova është në duar të disa individëve që kanë një mospërkim të thellë me edukimin demokratik e vlerat e lirisë perëndimore.

Dhe krejt çmenduria që ndodh te ne është rrjedhojë e kësaj mendësie rrënimtare.

Prandaj, me pritë ndjeshmëri prej atyre individëve, që vendin e tyre e kanë izoluar e futë nën sanksione për do psuedo kauza patriotike, është si me pritë me vjelë rrush prej therave.

Një qeveri që e izolon vendin dhe e fut nën sanksione, ajo qeveri nuk mund të ketë kurrfarë ndjeshmëri kundrejt të vërtetës as fjalës së lirë, sepse, për të, e vërteta është një kontinent që nuk vizitohet kurrë.

Është fakteqësi që vendi ynë ka në krye kësi individësh të paaftë që të kuptojnë vlerën e paqes e të demokracisë, prandaj, këta me kaq afsh zemre më shumë flasin për luftë e tensione se sa për vlera të paqes e të solidaritetit njerëzor.

Këta individë tash e katër vjet prodhojnë aq shumë lajme negative sa do t'i shkundnin dhe do t'i trondisnin edhe shoqëritë super të konsoliduar, si ato skandinave.

Po të marrësh e të analizosh regjistrin gjuhësor të këtyre individëve dhe të llavave të tyre mediokre, e sheh se gati për katër vjet këta mjerana nuk kanë pasë afëtësi të bëjnë asnjë vepër dobipërurëse, kurse krejt të palarat e përditshme i mbrojnë përmes metodave banditeske të propagandës ideologjike, tipike për mendësitë komuniste.

Prandaj, skandali rreth RTK-së, nuk është asgjë tjetër, pos rrjedhojë e një mendësie ideologjik rrënimtare që e ka mbërthyer Kosovën.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora