E shtune, 22.03.2025, 02:37 AM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: “Miting për Enver Hoxhën”, tingëllon sikur të jetë shkruar sot në Kosovë!

E enjte, 15.02.2024, 07:55 PM


Ndue Ukaj:

“Miting për Enver Hoxhën” është një poezi politike, të cilën  e ka shkruar Frederik Rreshpja dhe tingëllon sikur të jetë shkruar sot në Kosovë.

"Ulërijnë servilët dhe injorantët: hosana!

Turma pa tru të bie ndër këmbë" -

thotë poeti.

Rreshpja në këtë poezi më tej thotë se do të vijë një ditë, kur despoti do të bie, siç ka rënë Hoxha e siç do të bien të gjithë despotët, bashkë me fundërrinat që u shkojnë pas, por ajo çfarë ndodh pastaj është e tmerrshme, sepse, turma e mësuar me të keqen, do ta gdhendë një diktator të ri.

“Por do të vijë një ditë kur bronxin tënd

Turma do ta shqyejë me egërsi.

Dhe, do të gdhendë për mallkim

Bronxin e një diktatori të ri”

...

"E shkruara vetëm prej skllevërit” është një poezi tjetër, në të cilën Rreshpja fishkëllen këtë fenomen me kamxhik të fortë:

“Skllevër mosmirënjohës, ju deri dje

Te këmbët e diktatorit jeni shtrirë.”

Poezia, njerëz, ka afësi të ruajë tejkohësinë, siç e ruajnë freskinë e tyre vargjet e Rreshpjes e tingëllojnë si të jenë të shkruar sot.

Dhe poezia thotë më shumë se sa tonelata retorikë boshe e lajme që gatuhen si ëahtë më së keqi.

Injorantë të dreqit! Do të bërtiste Rreshpja sot, po të ishte mes nesh dhe ta shihte gjithë këtë ushtri të madhe budallenjësh që përpiqen ta mbajnë mediokritetin në këmbë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx