Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Zgjohet si perëndimor, bën ditë si oriental dhe bie në gjumë në ëndrra marksiste
E marte, 04.06.2024, 07:57 PM
Ndue Ukaj:
Që
Kosova e sotme ka raporte të mira me Turqinë, nuk ka kurrfarë dyshimi dhe ky
lajm përbën zhvillim pozitiv, por të thuash se marrëdhëniet e Kosovës me
Turqinë janë të thella, historike dhe kulturore, kjo domethënë të pohosh një të
pavërtetë të madhe, qartësisht të thuash një rrenë të frikshme dhe tregosh se
je krejt i cekët në çështje të historisë e të kulturës. Sepse, jo për fajin
tonë, raportet tona historike e kulturore me Turqinë, janë negative dhe
historia e identitetit tonë, prej periudhës së Gjergj Kastrioti e mbasandej,
pra, që kur kanë zbarkuar turqit këndej, është formuar në kundërshtim të ashpër
me Turqinë, për arsye krejt të thjeshta: shqiptarët nën këtë sundim të egër,
ishin të privuar nga çdo e drejtë, të vrarë e të dhunuar, të shtypur e të
shkatërruar, pa shkolla dhe të lënë në prapambeturi të madhe.
Rilindja
Kombëtare, të cilës i shërbeu edhe Samiu, Naimi e Abdylli, kishte ide e ideale
krejt tjera nga ç’kishte Turqia, pra ishte oponencë e fortë e krejt këtyre
gulçimeve kryeministrore.
Atëherë,
ku i gjejnë këto marrëdhënie të thella, historike e kulturore, këta
mendjeshkretit e sotëm?
Në
histori e evidenca historike, jo.
Në
kulturë e evidenca kulturore, jo.
Prandaj,
një pretendim i tillë kur e nxjerr krye nga fuqia politike, është i dëmshëm,
sepse nuk ka lidhje me të vërteta historike e as kulturore, por mund të jetë në
funksion epsheve të linjës së fortë osmane, që kurrë nuk janë pajtuar me
pavarësinë tonë kombëtare të 1912, as me flamurin me shqiponjë dhe gjithmonë e
kane kërkuar babën.
E
kjo linjë e ka thellë në zemër pushtimin osman.
Duhet
ta përsërisim atë që e kanë pohuar po thuajse të gjithë patirotët e mendimtarët
shqiptarë, se pushtimi osman është aksidentit më i rëndë historik i shqiptarëve
dhe, siç thotë Konica, aty duhet kërkuar shkaqet e prapambeturisë sonë.
Prandaj,
pohimet e kryeministrit shpërfaqin injorancë të thellë- po t’i dëgjonte Samiu
gulçet e tilla, do të tmerrohej.
Sepse,
Samiu ishte krejt e kundërta e këtij pohimi, për çka madje edhe u dënua.
Fjalimet
e tilla patetike shpërfaqin krizën e thellë identitare të udhëheqësit, që
zgjohet si perëndimor, bën ditë si oriental dhe bie në gjumë në ëndrra
marksiste.
Kosova
është duke e paguar shtrenjtë faturën e një mendësie të tillë.