Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Cili është raporti ynë me të bukurën?
E hene, 11.03.2024, 07:50 PM
Ndue Ukaj:
"Sensi
i të bukurës luan një rol të domosdoshëm në formësimin e botës njerëzore",
thotë filozofi i shquar Roger Scruton, te libri "E bukura".
Ky standard, si etikë e estetikë, e ka formuar qytetërimin perëndimor në tërë madhështinë e tij, i e cili, përkundër dekadencës, me trashëgiminë e vet, të shtangë, të kënaqë, të magjepsë e të përvetëson.
Por,
cili është raporti ynë me të bukurën?
Fail
Konica te "Shqipëria si mu duk", 1929, thoshte kështu:
"Ashtu
kuptova se në të vërtetë kisha arritur në Shqipëri, një vend i bekuar me një
mijë bukurira, po i shkelur nga një turmë, e cila ushqen një urrejtje kundër
bukurisë."
Si
dukemi ne sot?
Kam
frikë se gjykimit të Konicës zor mund t'i heqim shumë, me gjasë, ai na
përfaqëson gati një shekull mbrapa.
Sepse,
sot, kudo ndër ne, sheh arkitekturë të shëmtuar, grumbull vendbanimesh pa
kurrfarë harmonie e pa shije, turma që ushqejnë urrejte politike, turma që ushqejnë urrejtje kundrejt mjedisit, media të
hallakatura që e ushqejnë me cektësi e shëmti publikun, militantë të tërbuar
nga dashuria për udhëheqës të trullosur e mendime të shkreta, arsim larg
parimeve estetike sa ndajfolja larg nuk mund ta përcaktojë vërtet largësinë.
Ky
kequshqim, që shoqëria jonë e merr me doza të shumta e të shtuara, një ditë
mund të shkaktojë pasoja fatale. Ashtu kështu, imuniteti ynë është i
ligështuar.