Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Kemi rrënuar tabelat orientuese
E shtune, 18.05.2024, 06:56 PM
Ndue Ukaj:
Si
popull, plot gropa të mëdha e bukur fatale, ia kemi çelë vetvetes, në to kemi
ra e i kemi thye hundë e buzë, kemi jetuar mjerueshëm, në pikëpamje politike e
kulturore, kemi vajtuar gjatë, siç bëjnë qaramanët. Dhe prej këtyre gropave
fatale të historisë, na kanë nxjerrë një grusht atdhetaräsh e idealistësh, si
dhe përpjekjet e të tjerëve, nganjëherë, mbase, më shumë se se dëshira ose
vetëdija jonë për të dalë në dritë.
E
vendi ynë, ka kohë që i ka çelë gropë vetvetes dhe prej gropës nuk po sheh
asgjë qartësisht, kurse për ngritje në naltësi, as nuk bëhet fjalë.
Me
gjasë, më duket se vendi ynë e ka bjerrë atë udhën e bukur e të sigurtë, që e
shtruan të mençurit tanë, të lëvizjes së viteve të 90-ta, idealistët e
luftëtaret që aspironin naltësi dhe kishin referenca të provuara empirikisht si
të shëndetshme, të bukura, të dëshmuara si dritëdhënëse.
Ka
kohë që jemi në udhë krejt të gabuar, pa asnjë referencë, në njëlloj kaosi
krejt të përçudnuar, të cilin e kemi krijuar vetë dhe këtë duhet ta përsërisim
shpesh, po, këtë kaos e ka krijuar politika e egër, e ndihmuar nga heshtja
intelektuale, po, e kemi krijuar vetë ne, duke i dhënë krahë budallallëkut e
ideologjive të përdala të urrejtjës. Dhe i kemi rrënuar po thuajse të gjitha
tabelat orientuese, ato që janë të domosdoshme për qartësi, prandaj një pjesë e
shoqërisë sonë sillet krejt e trullosur, ankohet dhe vetëm gjuan me gurë tek të
tjerët, duart i ka plot gurë, gjuan atje ku nuk duhet, kah perëndimi, prej të
cilit neve kurrë e keqe nuk na ka ardhë. Të këqijat, na kanë ardhë kur jemi
këputë prej perëndimit, kur nuk kemi ecë me perëndimin, përgjatë aryre pesë
shekujve të dominimit të osman dhe pastaj, në atë gjysmë shekullin e egër
komunist.