Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Shoqëria jonë sillet në vorbullën e një përçudnie të habitshme
E hene, 22.04.2024, 06:55 PM
Ndue Ukaj:
Kultura
dhe arti, për një popull, e kanë atë kuptim, që kanë tabelat orientuese në
komunikacion, prandaj te ne zotëron kaosi i plotë, sepse këto tabela i kemi
hequr.
Hanah
Arend, diku shkruan se vetëm në shoqëritë e pacivilizuara, ku raporti i
politikës me kulturën është negativ, një gram pushtet peshon më shumë sa një
tonelatë intelekt.
Te
ne, një gramë politikë e stërkequr, peshon më shumë se tonelata kulturë.
Dhe
këtu janë arsyet e krizës sonë të thellë.
Shoqëria
jonë sillet në vorbullën e një përçudnie të habitshme, sepse prej jetës sonë,
janë larguar tabelat e kulturës e ngjarjet e personalitet historike që
orientojnë dhe sillemi si të marrë, duke ndjekur politikanë mediokër e politika
jonormale.
Sepse,
në vendin tonë, më pak se një gramë pushtet, peshon ma shumë se një tonelatë
intelekt, prandaj kemi humb udhën e jetojmë në një pëshjtellim të madh e në një
rrëmujë shpirërore.
Zvetënimi
ynë është i përgjithshëm:
-jemi
të izoluar, nën sanksione të perëndimit,
–
ekonomia jonë është krejt prapambetur,
-mungon
frikëshm në sferën publike sensi estetik,
-arsimimi
ynë është katandisur në gjendje impotente,
–
kemi probleme të thella fetare, të kuptimit elementar të shtetit sekular,
-askush
në perëndim nuk na kupton, pos do tutkunëve të përzhitur nga ideologjitë
ekstremiste,
–
jemi aq të përçarë sa duam t’ia nxjerrim sytë njëri-tjetrit.
-nuk
kemi raporte të mira madje as me Shqipërinë.
Dhe
me siguri radha e problemeve tona serioze nuk përfundon këtu.
Vendi
ynë, nuk është në udhë të mirë, është i izolzuar, udhëhiqet prej
mendjengushtëve, që mllefin kundrejt të tjerëve e kanë më të madh se dashurinë
për vendin, udhëhiqet nga një tufë shkretanësh pa ndjesi kulturore e estetike e
me mendësi thellësisht jo perëndimore.
Dhe
kështu, vendi ynë, i ngjan atij njeriut që udhëton në një tren dhe në çdo
stacion, pasi treni ndalet, ai e zgjat kokën kah dritarja, lexon emrin e
vendbanimit dhe psherëtin thellë.
Duke
e vërejtur këtë sjellje të çuditshëm, dikush nga bashkudhëtarët, e pyet:
“Pse
po psherëtini kaq trishtueshëm? A mund t’ju ndihmoj gjë”?
Udhëtari
i përgjigjet:
“Faleminderit!
Nuk kam nevojë për ndihmë, t’ju them të drejtën, qysh moti është dashtë të
zbrisja, sepse po udhëtoj në drejtim të gabuar”.
Vendi
ynë është duke udhëtuar në një drejtim të gabuar, po e kuptuam, ka mundësi ta
gjejmë udhën e drejtë.