E hene, 20.01.2025, 06:23 PM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Kush janë armiqtë e Kosovës?

E diele, 08.09.2024, 05:49 PM


Ndue Ukaj:

Njeriu që është në mes të një pylli, nuk e sheh pyllin, ai sheh vetëm lisa, thotë një fjalë angleze.

Pyllin e shohin vetëm ata që qëndrojnë jashtë pyllit.

Pushtetarët delirantë të vendit tonë, janë në mes të një pylli marrëzish dhe kudo shohim armiq.

Dhe njeriu racional pyet: kush janë armiqtë e Kosovës?

Ata nuk janë në Europë, në Amerikë, në Shqipëri, ata më lehtë i gjen në Prishtinë, te do mendjekëqij, që afshin për sundim ideologjik e kamuflojnë me fraza boshe patriotike.

Vendi ynë, tash e katër vjet, ka një udhëheqësi që

bie ndesh me parimet themelore të demokracisë perëndimore, prandaj është e izoluar e nën sanksione.

Të besosh se krejt bota demokratike e ka keq e një tufë udhëheqësish të paushqyer me vlera demoratike e kanë mirë, duhet ta kesh humbë të drejtën që të mendosh me kokën tënde.

Për këtë kategor, ilaç nuk ka.

Kjo udhëheqësi, që katër vjet, sheh kudo armiq dhe marrëzi, prandaj kapacitetet e saj qeverisëse janë mjerane, verëbria e saj politike është e frikshme, kurse rezultatet e punës së saj nuk mund të duken as me mikroskop.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora