Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Për integrimet Shqiptare
E hene, 02.12.2024, 08:45 PM
Për
integrimet Shqiptare
Nga
Ndue Ukaj
Unë
besoj në integrimet shqiptare, sepse integrimet, në kuptimin më të lartë të
fjalës, janë vlera të demokracisë perëndimore dhe besoj se ky proces është në
dobi të rajonit dhe të rendit demokratike euroatlantik, për faktin se
integrimet janë në funksion të pqes, përmirësimit të cilësisë së jetës dhe të
krijimit të mundësive më të mira për të gjithë njerëzit.
Të
mësojmë pak prej popujve europianë, të cilët, pas Luftës së Dytë Botërore, pasi
kanë filluar rimëkëmbjen e ripërtëritjen, janë fokusuar që pikat e ndarjes t’i
bëjnë pika të përbashkimit, kufijtë t’i shndërrojnë në porta të komunikimit, të
këmbimeve kulturore, ekonomike e njerëzore. Dhe kjo ëndërr, u bë realitet,
sepse kishte njerëz që punonin në këtë drejtim, me mend, dashuri dhe jo me
gjoks.
A
mund të integrohen sot shqiptarët?
Deri
me sot nuk është zhvilluar asnjë debat përmbajtësor dhe i vërtetë në këtë temë.
Ka
pasë herë pas here depate periferile, pseudodebate e gulçima, por jo debate të
shëndosha e krijuese.
Nuk
besoj që ka faktorë të jashtëm, që i pengon shqiptarët të integrohen, por ka
munguar dija dhe vullneti politik në të dy anët.
Mbase,
faktorët më pengues janë ato rriqrat e brendshme, që i qortonte ashpër Fishta e
Konica.
Besoj
fort se ky proces mund të ndodhë (jam me shpresë se do të ndodhë), përkundër
vonesave, që më së shumti i injekton politika e brendshme, herë kur e kap
zjarrmia primitive patriotike e herë kur bie në kurthin e parullave elektorale,
të tallavasë politike, siç ka ngjarë me një pjesë të skenës politike të Kosovës
përgjatë viteve të fundit, duke e banalizuar këtë interes madhor me parulla shterpe
për bashkim kombëtar.
Nuk
ka ndonjë argument që mund ta kundërshtojë procesin e integrimit (të kemi të
qartë, jo të bashkimit në kuptimin që është menduar), sidomos atë ndërmjet
Kosovës e Shqipërisë, sepse, ky proces është në frymë të integrimeve europiane
dhe duhet zhvilluar në përkim me këto standarde.
E,
që të ndodhë kjo, politika në Prishtinë e Tiranë, pikësëpari duhet të shërohet
e pastaj të kurohen nga komplekset e shumta e logjika e mëhallëve dhe të
angazhohen në projekte reale, të fushave të interesit të përbashkët, për të
cilat asnjë zyrtarë ndërkombëtarë nuk mund të thotë asgjë.
Për
shembull: kush i pengon shqiptarët, që t’i unifikojnë politikat kulturore, ato
të fushës së librit, të gjuhës, të komunikimit të lirshëm të librit dhe jo të
trajtimit të tij si patate a hekur?
Që
të jem ma i qartë, ja një shembull konkret: një shkrimtar shqiptar, le të themi
nga Kosova a Maqedonia e ka të vështirë, për shkak të rregulloreve ligjore, të
fitojë një çmim në Tiranë ose e kundërta, një nga Tirana a Maqedonia, të fitojë
një çmim në Ministrinë e Kulturës së Kosovës.
E
këso lloj përçudnish ka së të duash.
Pra,
thjesht, askush nuk na pengon që të integrohemi, pos institucioneve tona dhe
atyre llavave mediokre, që në çdo mundësi shohin nga një vështirësi.
Shqiptarët
e kanë një mundësi ideale dhe një rast historike, që të mendojnë seriozisht
integrimin e tyre, siç thoshte Rugova, në kuadër të proceseve integruese
euroatlantike.
Vetë
Rugova në Ceremoninë e shpalljes së tij Doktor Nderi i Universitetit të Tiranës,
më 9 shtator 2004, mbajti një ligjëratë të bukur me titull, “Shqiptarët- popull
antik” dhe foli për vlerat e përbashkëta dhe në fund tha:
“Duke
pranuar këtë titull të lartë, Ju premtoj se do të punoj me të gjitha fuqitë e
mia për vendin tim Kosovën, për integrimet shqiptare dhe për mirëkuptim
ndërshqiptar e ndërnjerëzor.”
Ky
është njëlloj testament politik, detyrë për brezninë tonë që ta çojmë përpara,
pa u ankuar e pa kërkuar t'i shohim veç barrierat.
Gjuha
është mjet për t’i larguar barrierat, poe edhe për të krijuar të reja, prandaj,
ta përdorim atë e të flasim me sinqeritet në këto tema, që të mos bëhemi
tregtarë flamujsh, por ndërtues e krijues dhe t'i menjanojmë barrierat, sidomos
atë që lidhen me tema të idealitetit kulturor, që të behemi pjesë e famimjës
euoropiane, si komb me identitet europian, për çka ka shkruar me mbrehtësi
intelektuale e krijuese edhe shkrimtari ynë më i madh, Ismail Kadare, duke lënë
kështu një si testament shpirtëror, për jetë e mote.