Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Kryeministri endacak
E merkure, 20.11.2024, 06:55 PM
Kryeministri endacak
Nga
Ndue Ukaj
Kryeministri
i vendit tonë, nuk është ai endacaku Knulp i Herman Hesses, që kërkonte të
kuptonte ekzistencën njerëzore, por një udhëheqës primitiv e endacak, pa strehë
politike, që aventurat politike nuk i bën për t'i hapë shtigje vendit, por për
egon e tij personale.
Prandaj,
Ibrahim Rugova për të mund të jetë edhe figurë historike edhe kolaboracionist.
Kjo
ndodh ngaqë jeta prej endacak politik i është kthyer në identitet politik.
Në
mendjen e tij e të oborrtarëve të tij palaço, nuk ka të vërtetë tjetër, përpos
asaj që del prej llogoreve të tyre.
Me
formim shumë të cekët politik, Kurti ka menduar se me marrjen e pushtetit, i
jepet drejta mbi gjithçka: mbi Gjykatën Kushtetuese, median, opozitën,
bashkësinë ndërkombëtare, historinë...
Kjo
mendësi, nuk ka lidhje me demokracinë perëndimore. Është mendësi thellësisht
oriental, të i cilën Kurti e manifeston egërsisht.
E
orientali, siç ka vu re qëmoti i dituri Krist Maloki, “në shpirtin e vet asht
kryekëput rrënimtar, asht destruktiv.”
Pra,
ajo që e karakterizon Kurtin në sferën publike, është jeta e tij tipike prej
endacaku. Një endacak politik, parehatia e të cilit me gjithçka, është diçka që
duket, ashtu siç duken të gjitha gjërat e mëdha, për të cilat nuk ka nevojë për
sqarime shtesë.
Një
njeri që gati njëzet vjet çirret kundër çdo kujt, bën me gisht gjithmonë kah të
tjerët dhe për çdo dështim të tijin, e gjen një justifikim diku tjetër, ai nuk
ka si të quhet ndryshe, pos një figurë distrikteve.
Në
të vërtetë, jeta e tij bredharake politike, ka nisë në opozitë.
Asokohe
kur strehë të bukur politike, e kishte bashkimin kombëtar, për çka çirrej me
parulla e afsh patetik.
Por,
këto parulla për bashkim i hodhi në plehra, porsa u ul në kolltuk të pushtetit,
ngrohtësia e të cilit e shpërfytyroi, siç ka bërë me krejt pseudokauzat me të
cilat e ka marrë pushtetin.
Dhe
tani, ngjan në mbretin cullak të përrallës së njohur për rrobat e mbretit.
Po,
udhëheqësi ynë është krejt lakuriq dhe kjo vërehet në paqëndrueshmërinë që e
shpërfaq sa herë flet publikisht.
Kjo
paqëndrueshmëri shfaqet në gjuhën e tij të egër, në fjalimet e cekëta e përplot
anomali që mban nëpër diasporë, në mllefin që shfaq përditë dhe sidomos në
përpjekjet për ta paraqitë qeverinë e tij si të shenjtë e punët e tij si
mrekulli të mëdha.