Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Oborrtarët e pushtetit
E shtune, 09.11.2024, 06:57 PM
Ndue Ukaj:
Oborri
i pushtetit në vendin tonë është mbushë me aso krijesash që rrinë aty, koti, do
palaço, veç sa për të duartrokitë çdo gjë që del prej zyrës së udhëheqësit.
Zor
të gjesh një njeri që guxon të dyshojë, e larg qoftë, të guxojë të mendojë
ndryshe.
Në
mendjet e tyre oborrtare, çkado që thotë udhëheqësi, i përket një botë të
epërme, të cilës i nënshtrohen me bindje gati religjioze.
Në
mjedise demokratike, ku pluraliteti i mendimeve, është vlerë thelbësore, kjo
pamje është tmerruese.
Të
tmerron sepse të kujton të kaluarën e perandorisë së kuqe, ku të drejtë mendimi
kishte veç një njeri, rreth së cilit rrinte një klikë e vogë, dhe çdo gjë që
dilte prej gojës së tij, dusrtrokitej si të ishte e shenjtë, ligj e drejtësi
absolute.
E
këta pjestarët e oborrit të pushtetit, kur i sheh si flasin e gërvallën të vjen
keq. Janë për keqardhje, sepse duket qartë se të drejtën e mendimit, që është e
drejtë natyrale - as e dhuruar e as e falur - e kanë abortuar ose e kanë
deleguar te prijësi. Prandaj, flasin për mrekulli politike, integritet,
sovranitet, shenjtëri të udhëheqësit e budallaqe të tilla, që nuk kanë lidhje
me qytetërimin demokratik perëndimor.
Në
këtë sens, u gufon edhe gulçi i tyre antiperëndimor, se është pasojë e
kequshqimit jodemokratik, që e gëtilltitn pa e përtypë fare.
Këto
mendje oborrtare, janë aq qesharak, se kur flasin për udhëheqësin, u ngjajnë
kalamajve që magjepsen lehtësisht.
Më
tragjikja është se këta oborrtarë të pushtetit, krejt çka kanë mësuar në
politikë është të ecin në një drejtim, të ecin me tufën, të bëhen tufë, dhe
duke gëlltitë aq shumë parulla shterpre, sa herë flasin, shihet qarësisht se
nuk e kanë idenë e asaj çka thonë e as pse flasin, pos pse e dinë se ashtu
duhet ta mbrojnë me çdo kusht udhëheqësin, edhe kur e dinë se po mashtrojnë dhe
se janë në udhë të gabuar.
Që
vendi ynë është në udhë të gabuar, sot e thotë një botë, e të cilën e refuzon
veç klika e oborrit të pushtetit.