E merkure, 30.04.2025, 08:27 AM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Kurti nuk i pranon vlerat e demokracisë perëndimore, sepse është kryekëput oriental

E hene, 09.12.2024, 07:58 PM


Ndue Ukaj:

Mirë që kryeministri i njeh borxhet e Kosovës, kur me një gjuhë të përçartë thotë se "Kosova i ka borxh Bosnjës në shumë mënyra", por aman, a i bie ndërmend ndonjëherë të tregojë se sa Kosova i ka borxh Amerikës, Shqipërisë e vendeve kryesore perëndimore, kontributi i të cilave për vendin tonë është aq madhor sa fjalët duken të zbehta e të pamjaftueshme për ta përshkruar.

Por, kjo nuk ndodh!

Përkundrazi, i njëjti kryeministër e godet perëndimin sa herë që i jepet mundësia e bën veprime antiperëndimore, të cilat i ka kthyer në kulturën elementare qeverisëse.

E këtë e bën, ngaqë nuk i pranon vlerat e demokracisë perëndimore, sepse është kryekëput oriental.

Kjo përçartje e tij tregon qartësisht udhën e Kurtit, një udhëkeqe kjo që s'ka lidhje me interesat e popullit të Kosovë.

Dhe kjo deklaratë, tregon me çfarë busulle drejtohet Kosova.

Nejse, për palaçot e budallenjtë e oborrit të pushtetit, që i mbajnë duart gati për të duartrokitë çdo marrëzi politike, edhe kjo deklaratë gëlltitet si të kishte ardhë prej një të shenjti politik.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx