Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Më erdhi me vjellë, kur e lexova këtë fjali kaq vulgare e kaq të pacipë të kryeministrit
E diele, 02.02.2025, 06:53 PM
Ndue
Ukaj:
Më
erdhi me vjellë, kur e lexova këtë fjali kaq vulgare e kaq të pacipë të
kryeministrit:
“Veç
ata që s’i duan familjet e veta e fëmijët e vet, ata mujnë mos me votu për
Vetëvendosjen e me votu për vete. Por nëse i dojnë familjet e fëmijët,
prindërit e vet ata duhet me votu për Vetëvendosjen. Se veç na kemi program për
këto kategori shoqërore.”
Duhet
të jesh tepër faqezi që të shprehesh kështu për popullin tënd, për më tepër,
duhet të jesh krejt faqezi t’iu drejtohesh kështu kundërshtarëve.
Por,
kryeministri i vendit tonë është i pacipë,
po e provon tash e sa kohë, dhe kjo duhet ta bëjë me marre secilin njeri
nomal të këtij, pavarësisht bindjeve politike.
Thjesht,
kryeministri, po e vërteton se është politikani më primitiv i këtij vendi (dhe
i tillë do të mbahet mend), kurse gjuha e tij kaq vulgare e kaq e paskrupullt,
është thjesht barriera më e madhe dhe pengesa kryesore e Kosovës për normalitet
politik.