Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: LDK dëshmoi kulturë të lartë politike
E hene, 13.01.2025, 06:55 PM
Ndue Ukaj:
LDK-ja,
sot (11-01-2025), soleminisht, e dëshmoi kulturën e lartë politike dhe objektivat
e saj për krijim e ndërtim dhe jo për rrënim.
Kjo
është kultura e LDK-së, që themelet i ka tek Ibrahim Rugova, prijësi
intelektual i Kosovës e themeluesi i LDK-së, i cili në fillimet e tij politike,
citonte filozofinë e njohur britanik, Edmund Burke, që ka thënë se gjëja e
vetme që nevojitet për të triumfuar e kegja është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë.
Sot,
vendi ynë ka nevojë për këtë mendësi, sepse është mendësi krijuese e ndërtuese
dhe përfaqësohet nga LDK-ja; sot vendi ynë ka nevojë për njerëzit e mirë, që të
dalë prej këtij dimri të egër politik e izolimit, ku e ka katandisë një qeveri
e paaftë, arrogante dhe pa njohuri elemntare për
shtetin.
Dhe
këtë po e realizon shkëlqyeshëm kryetari, Lumir Abdigjiku dhe ekipa e tij.
LDK-
ja, prej fillimeve të ekzistencës së saj, është lëvizja që i ka përcaktuar
kahet e zhvillimeve pozitive për Kosovën dhe është bërë pararojë e interesave
më sublime të Kosovës.
Me
këtë frymë, si mënyrë sjellje e kulturë politike, ajo hynë në këto zgjedhje,
për ta kthyer vendin në binare normale.
E,
vendi ynë, sot, ka nevojë për normalitet politik, mendësi të paqes e të
zhvillimit, si për diell, ajër të pastër e ujë.
Sepse,
vendi ynë, tash e katër vite, qeveriset mbrapsht e keq; vendi ynë është
ngulfatë nga qeverisja e keqe e duhma e ideve jodmeokratike e joperëndimore,
demokracia tentohet të minohet e partia pushtet pretendon t' iu mbivendoset të
gjitha institucioneve, por edhe mendimit aleternativ, që për fuqinë e
pushtetit, është i padëshirueshëm.
LDK-
ja nuk e ka kulturë të gulçojë e as të bëjë demagogji me popull, ajo ndjek një
kurs politik racional, nuk rrëmbehet nga euforia, aventurat politike dhe
asnjëherë nuk e fikë energjinë për zhvillime pozitive.
Sepse,
LDK- ja përbën trashëgiminë më të pasur kombëtare, është lëvizja më emancipuese
në historinë politike shqiptare, me një veprimtari shtetndërtuese dhe filozofi
ndërtuese e jo rrënuese.
LDK-
ja është lëvizja ku janë sublime interesat vitale të vendit tonë: jeta
demokratike, objektivat e palëkundshme kah vlerat perëndimore dhe zhvillimi e
mirëqenia në përkim me modelet perëndimore.
LDK-ja
i ka dhanë goditje të fortë njëmendësisë politike dhe njëkohësisht e ka
promovuar në mënyrë shembullore shpirtin e tolerancës, pajtimit e solidariteti,
vlera këto sublime dhe të domosdoshme për secilën shoqëri, të cilat u shpalosen
sot.
Pa
këto vlera, nuk mund të ketë të ardhme të mirë.
Po,
LDK-ja është forca e ndryshimit, e provuar, me rezultate mahnitëse për vendin
tonë, prandaj, në këto ditë dimër të egër politik ku jemi katandisë, bëhuni
ndryshimi, që të ecim me vetëdije drejt një pranvere gjallëruese për Kosovën e
të dalim prej zymtësisë e mjegullës politike. Kjo është e domosdoshme, për
shëndetin politik të vendit tonë, për zhvillimin e tij, për paqën dhe
integrimet.