E merkure, 15.01.2025, 06:31 AM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Ikja e Antonit

E premte, 03.01.2025, 06:58 PM


ANTON BERISHA 1966-2025

Ikja e Antonit

Nga Ndue Ukaj

"Po vuaj shumë se jam bllokuar...", - kështu më shkroi Antoni, ndër të tjera, para pak ditësh, kur e pyeta për gjendjen e tij.

Aq shumë e donte lirinë, saqë edhe në momente vuajtje e shprehte.

Vërtet Antoni ishte burrë i mençur, mik i mirë e politikan i kulturuar, me të cilin mund të flisje për art, letërsi e shqetësime të ndjeshme intelektuale.

Mendjet e tilla janë të pakta ndër ne, prandaj, ikja e tij e hershme, e varfëron jetën tonë shoqëror e politike.

Antoni ishte një dishepull i Ibrahim Rugovës dhe mendimit të tij shoqëror, në fushën e kulturës e të politikës, me një kontribut shumë të çmueshëm

për vendin tonë.

Sot, në këtë ditë zie për familjen e tij e për miqtë e shumtë, e kujtoj me nderim e vlerësim qëndrimin e tij prej zotnie përballë sfidave të vështira nëpër të cilat ka kaluar, pa u thyer e pa përulë.

Pushofsh në paqën e pambarim, mik!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora