Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Kosova në fillim të vitit 2025
E enjte, 02.01.2025, 06:56 PM
Kosova në fillim të vitit 2025
Nga
Ndue Ukaj
Vendi
ynë është në mjegull të madhe e kryeqyteti ynë radhitet ndër më të ndoturit në
botë, gjë e frikshme për shëndetin, por kjo mjegull nuk është asgjë krahasuar
me mjegullën e madhe e smogun mendore, në të cilën jemi katandisë dhe si
mjerana ankohemi përditë, shajmë e tufullojmë, duke treguar sa të këqij janë
tjerët ama bash asnjë gjë me vlerë nuk e bëjmë që të tregojmë sa të mirë jemi
ne.
Me
gjasë, mjegulla ballkanike e verbërisë politike, ka pllakosë mbi vendin tonë
dhe ne ka lënë të mpirë, pa shikim e pa horizont.
Çfarë
duhet të bëjmë kur humbim rrugën?
Që
të dalim nga kjo mjegull e ky smog mendor, duhet të gjejmë rrugën e duhur, që
të mund të ecim përpara. Rruga që kemi ndjekë deri tash, është e gabuar dhe nuk
na çon askund, pos në mjegull edhe më të madhe.
Më
saktë, rruga që kemi ndjekë, ngjajn me atë personazhin që udhëtonte në një tren
lokal dhe në secilin stacion, pasi treni ndalej, ai e zgjaste kryet jashtë
dritares, lexonte emrin e vendbanimit dhe psherëtinte thellë. Duke e vërejtur
këtë sjellje të çuditshëm, një bashkudhëtar, i ulur përballë tij, e pyeti: “Pse
psherëtini aq trishtueshëm? Ju lutem, a mund t’iu ndihmoj gjë”?
E
bashkudhëtari iu përgjigj:
“Faleminderit, nuk kam nevojë për ndihmë, por, t’iu thënë të drejtën,
qysh kaherë është dashur të zbrisja, sepse po udhëtoj në drejtim të gabuar.”
Kosova
qëmoti është duke udhëtuar në një drejtim të gabuar, me një lokomotiv të stërvjetruar,
me drejtues që nuk i lexojnë e as nuk i përfillin shenjat, dhe si rrjedhojë,
kjo rrugë nuk shpie askund, pos që shton psherëtimat e kukamat e njerëzve të
vendit tonë.
Dhe
meqë jemi në fillim të një viti të ri, e pas tij kemi lënë një vit tepër të rëndë,
duke ecë të trullosur e pa përfillë asnjë shenjë, është e udhës që në këtë
fillimvit, të fillojmë t'i lexojmë shenjat e kohës dhe të dalim prej mjegullës
e smogut të madh mendore.
Fillimvitet
janë momente ideale për të bërë një gjë të tillë, një shqyrtim të thellë
ndërgjegjes.
E
para, t'i hapim dyert e dritaret e të ajrosemi
me
vlera të njëmenda, pikësëpari, me vlera të demokracisë perëndimore, të cilat i
kemi ngulfatë. Pa të nuk zhvillim.
E
dyta, të kuptojmë se pa i përfillë shenjat e kohës, të rregullimit demokratik,
futemi në kaos total, prej të cilit dalja është e zorshme e me pasoja fatale.
Rrugët
që kemi ndjekë tash e sa vjet, vendit tonë i ka sjellë sanksione, stagnim të
përgjithshëm, mjegull e paqartësi, ndarje e përçarje të frikshme
shoqërore,
izolim e mjerim, acarim e frikë.
Asgjë
nuk fitojmë duke luajtë rolin e qaramanëve dhe arsyet për probleme tona, duke i
kërkuar sa atje e sa këtu.
Vendi
ynë, vërtet ka probleme me Serbinë, bandat në veri, ama problemin më të mëdha e
ka me vetveten, me krizën që e kanë shkaktuar dhe e mirëmbajnë kukëkrisurit e
injoranëtët, që paaftësinë për të krijuar e zhvilluar vendin e 'këmbejnë' me
polarizime, urrejtje e tërbim.
Dihet,
asgjë nuk mund të ndryshojmë nga e djeshmja, mirëpo, nëse duam të mësojmë, ajo
na flet shumë, mbi të gjitha, nëse duam të gjejmë rrugën e duhur e të ecim
krahëpërkrahë me vendet e përparuara, duhet t'i hapim sytë që të dalim prej mjegullës
e smogut të madh mendor.