Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Konformizmi
E diele, 05.01.2025, 06:50 PM
Ndue Ukaj:
Një
prej problemeve më tragjike të shoqërisë sonë, është konformizmi, që vjen si
pasojë e zvetnimit të ndërgjegjës - mungesës së brerjes së ndërgjegjës ose
tkurrjes së saj te disa nevoja bazike, sa për bark e për pak dukje.
Prandaj,
ndodh shpesh që duket ves të flasësh e të angazhohesh për tema që lidhen me të
vërtetën, të cilën, me gjasë e urejmë si djalli temjanin.
Kur
e sheh sa pak interesa e shqetësime të vërteta intelektuale, etike e estetike
trajtohen ndër ne, atëherë e kupton se konformizmi e ka ngritë flamurin e
ngadhënjimit dhe valvit mbi çdo interes tjetër.
Shkrimtari
i talentuar italian, Dino Buzzati, te tregim "Fjala e ndaluar" e
paraqet këtë krizë njerëzore në një dimension universal, me një fuqi goditëse
për secilën shoqëri, që së paku, ta bëjë
të mendojë për diçka më sublime se nevojat e barkut e të dukjes:
"Çfarë
të pengon atëherë? Ndërgjegjja? Parandjenja e brerjes?
-Oh,
ndërgjegjja! I gjori babaqemo. Po, për shumë shekuj ndërgjegjja u ka bërë
njerëzve shërbime të paçmueshme, megjithatë, edhe asaj i është dashur t’u
përshtatet kohërave, tani është shndërruar në diçka që i përngjan vetëm
vagëllimthi, në diçka më të thjeshtë, më standard, me të qetë, do të thosha,
shumë më pak angazhuese dhe tragjike.
-Sikur
të shpjegoheshe më mirë...
Një
përkufizim shkencor na mungon. Rëndom quhet konformizëm. Është paqja e atij që
ndjehet në harmoni me masën, që e rrethon. Ose është shqetësimi, halli,
parehatia, sikleti, turbullimi i atij që largohet nga norma."